Sigal

Rajoni Vologda në veriperëndim të Rusisë do t’iu japë toka të papërdorura qytetarëve rusë. Programi, i cili filloi në lindjen e largët të vendit, po tenton të bëhet më popullor.

Projekt-ligji “për tokën falas” në Vologda do të futet në parlamentin në shtator dhe me shumë mundësi do të aplikohet nga janari i 2019.

Sipas programit toka falas mund të përdoret për çfarëdo qëllimi të ligjshëm, por pronarët e rinj nuk mund të marrin me qira, të shesin ose të japin vendin për pesë vjet, shkruan Russia Today.

Të huajt gjithashtu kanë të drejtë të përdorin tokën, por regjistrimi i të drejtave të plotë pronësore është i mundur vetëm pasi marrësi të bëhet shtetas rus.

Programi filloi në qershor 2016 për popullatat lokale të Lindjes së Largët dhe nga shkurti 2017 u bë i disponueshëm për të gjithë rusët.

Vologda do të japë 468,000 hektarë tokë të lirë bujqësore në 14 zona të largëta të rajonit. Këto toka do të përdoren për bujqësinë dhe rritjen e bagëtisë.

Rusia ka rreth 43 milion hektarë tokë bujqësore që nuk përdoret. Presidenti Vladimir Putin urdhëroi që toka t’u jepej falas qytetarëve rusë.

Zona e rajonit të Vologdës ndahet midis basenave të Detit të Bardhë, Detit Baltik dhe Detit Kaspik. Liqeni Onega, një nga liqenet më të mëdha të ujërave të ëmbla në Europë, gjendet në rajon.