Sigal

Pushuesit në bregdetin e Sarandës i janë gëzuar kualifikimit të Suedisë në çerekfinale të Kupës së Botës, pas fitores ndaj Zvicrës së katër shqiptarëve, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Blerim Xhemailit dhe Valon Behramit në 1/8 e finales të martën.

Suedia arriti ta eliminojë Zvicrën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e të martës. Emil Forsberg shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 66-të, kështu duke e dërguar Zvicrën në shtëpi pas një aventure të shkurtër në Botërorin Rusia 2018.

Shaqiri, Xhaka, Behrami e Xhemajli ishin pjesë e skuadrës së Zvicrës për Kampionatin Botëror. Shumë shqiptarë ishin vazhdimisht përkrahës së Zvicrës për shkak të katër lojtarëve me orgjinë shqiptare. Svicra arriti ta mposht edhe Serbinë në fazën e Grupeve me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Xhaka dhe Shaqiri.

Në ndeshjen e djeshme Suedi – Zvicër, nuk mungoi përkrahja për skuadrën zvicerane, ndërsa në Shqipëri është parë një grup i madh pushuesish, me gjasë suedezë, duke iu gëzuar fitores së Suedisë.