The moon sets behind the city of Jerusalem early on January 31, 2018. A cosmic event not seen in 36 years -- a rare "super blood blue moon" -- may be glimpsed today in parts of western North America, Asia, the Middle East, Russia and Australia. / AFP PHOTO / MENAHEM KAHANA (Photo credit should read MENAHEM KAHANA/AFP/Getty Images)

Këtë muaj do të dëshmojmë një tjetër eklips hënor,  i cili do ta veshë me ngjyrën e kuqe të gjakut. Sipas ekspertëve ky do të jetë eklipsi hënor më i gjatë i shekullit. Fenomeni do të mund të shikohet vetëmn nga britanikët, vetëm nëse moti ia lejon një gjë të tillë. Ndërsa pjesa tjetër e botës do të humbë fillimin e eklipsit, ose të gjithin.

Kur do të ndodhë fenomeni?

Vëzhguesit e qiellit në të gjithë botën, mund të shijojnë me sytë e tyre, eklipsin e gjatë dhe më të plotë hënor në një shekull, përgjatë së premtës, më 27 korrik. Eklipsi i përgjithshëm hënor do të zgjasë një orë e gjysmë dhe 43 minuta. Ndërkohë pritet që i gjithë fenomeni të zgjasë rreth katër orë.

Pse hëna “shndërrohet” në të përgjakur?

Gjatë eklips të plotë hëna e përgjakur merr një tjetër emër. Ndërsa ajo që shohim ne dhe na duket e përgjakur, është thjesht reflektim i dritës së diellit.

Megjithatë, gjatë një eklipsi të plotë hënor, Toka lëviz mes Diellit dhe Hënës, duke ndërprerë furnizimin e kësaj të fundit me dritë. Megjithatë hëna mund të mbulohet me hije të Tokës, të cilat bëjnë që ajo të lëshojë një shkëlqim të kuq në të errët, ndaj quhet edhe e përgjakur.