‘Gjarpërinjtë Zombi’ të Karolinës së Veriut kanë vetëm emrin të tillë

217

Na vjen keq për fansat e “The Walking Dead”. Zombit ende nuk ekzistojnë madje as në formën e një gjarpri.

Divizioni i Karolinës së Veriut të Parqeve Shtetërore dhe Rekreacionit publikoi një artikull në Facebook rreth një “gjarpri zombi”.

Por pamja e tyre është edhe më shumë e frikshme se si janë ata në të vërtetë. Ata quhen në të vërtetë gjarpërinj lindorë por nuk janë aspak të dëmshëm për njerëzit.

Ata, megjithatë, shfaqin disa sjellje të çuditshme. Kur kërcënohen, gjarpërinjtë fillojnë të kenë disa sjellje të çuditshme dhe të frikshme duke u sjellë po si zombit që jemi mësuar të shikojmë në filma.

‘Do të rrokulliset në shpinë dhe do të qëndrojë i pezmatuar për një periudhë të shkurtër’, thotë Muzeu i Historisë Natyrore të Floridës.

Ata mbeten pa lëvizur shtrirë në shpinë, me gojën e hapur dhe me gjuhën që varet jashtë, mund të luajë rolin sikur ka ngordhur për disa minuta para se të kthehet me kujdes, duke shikuar përreth nëse është i sigurt para se të zvarritet’.

Gjarprinjtë zakonisht janë rreth 20 deri në 33 centimetra të gjatë dhe kanë një nofull të theksuar, sipas Muzeut të Floridës. Ngjyrat e tyre ndryshojnë mes të verdhës, të zezës, ullirit, kafes, grisë, portokallisë ose kafes së kuqërremtë.

Legjendat thonë se janë vdekjeprurës edhe sikur të ndodhen km larg jush por kjo nuk është aspak e vërtetë./cnn.com

Image