Flet ministri i Jashtëm holandez/ Ja pse bllokuam Shqipërinë, KE foli para kohe

655
Sigal

Hollanda ka dhënë sot një vendim të fortë për Jo për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke arguamentuar se vendi ynë nuk ka plotësuar asnjë kusht për krimin dhe drogën.

Vetë Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok tha: “Rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm.  Shqipëria nuk i ka plotësuar kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Më herët Parlamenti Hollandez ka votuar edhe për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, vendim të cilin tashmë ia ka kaluar për shqyrtim Komisionit Europian.

Momenti i votimit në parlamentin holandez:

PA KOMENT/ Momenti kur Parlamenti i Holandes voton kunder celjes se negociatave me Shqiperine. Motivi: Shqiperia nuk ka arritur rezultatet konkrete ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit!

PA KOMENT/ Momenti kur Parlamenti i Holandes voton kunder celjes se negociatave me Shqiperine dhe pro celjes se negociatave me Maqedonine e Veriut. Motivi: Shqiperia nuk ka arritur rezultatet konkrete ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit!Per me shume lexoni ne portalin tone SYRI.net

Gepostet von SYRI.net am Mittwoch, 12. Juni 2019