Absurditeti i qytetit rus: Lyen borën me bojë të bardhë

850
Sigal

Autoritetet e Mysky, një qytet në rajonin siberian të Kemerovës, përfunduan në qendër të polemikave pasi përdorën një zgjidhje për të thënë aspak të zakontë kundër ndotjes në zonë dhe me synim fshehjen e saj: ata lyen një sipërfaqe të rrëshqitshme me borë për fëmijë me bojë të bardhë për të fshehur pluhurin e qymyrit që krijohej nga guroret e afërta.

Një zgjidhje që jo vetëm që nuk e fshehu problemin e ndotjes nga prindërit që sjellin fëmijët e tyre në park, por i dha rezonancë planetare problemit të ndotjes në qytet.

Mediat ruse filluan të flasin për borën e pikturuar në Mysky pasi një grua që jetonte në qytet publikoi një video në YouTube.

Në video, e Svetlana Zelenina tregon se si prekja e dëborës në rrëshqitëse mbetej në gishtat e saj të mbuluar me një substancë ngjitëse të bardhë, të cilën ajo tha se ishte bojë me bazë uji.

Me sa duket, punonjësit e qytetit të ngarkuar me pikturimin e borës si një atraksion dimëror për fëmijët nuk mundën të fshehin blozën e krijuar nga ndotja e fabrikave të qymyrit.

Kur lajmi u përhap, kryetari i komunës së Mysky nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte falje për bashkëqytetarët e tij, duke fajësuar punonjësit e komunës për zgjidhjen e tyre “krijuese”.