Zero kancer, jetë mbi 100 vjeç e gra që lindin 65 vjeç/ Këta janë njerëzit më të shëndetshëm në botë

1030
Sigal

Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesatarisht deri në 120 vite. Aty është një fis i tërë për të cilët të jetosh kaq shumë vite është bërë diçka normale.

Banorët e Hunzas shprehen se ka disa arsye të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e tyre. Një 116 vjeçare ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së saj është fakti që ajo është beqare dhe nuk ka pranuar të dominohet nga askush. Ata nuk stresohen për gjëra pa rëndësi dhe e marrin jetën me shumë sportivitet.

Madje për ata është e zakonshme që të bëhen prindër pas moshës 60 vjeç. Punojnë gjithë kohën, janë aktivë, konsumojnë vetëm produktet që i prodhojnë vetë.

Ekziston një periudhë kur hunzët nuk hanë asgjë, dhe ajo njihet si “pranvera e uritur”. Emërtohet pasi frutat janë akoma të pjekura dhe më pas ata pinë ekskluzivisht lëng kajsie.

Periudha zgjat nga 2 deri në 4 muaj dhe ata e konsiderohen të rëndësishme për shëndetin dhe stilin e jetës së tyre. Proteinat i konsumojnë në sasitë më të vogla, marrin mesatarisht 1,933 kalori në ditë, 36 gr yndyrë dhe 365 gr karbohidrate.

Ata janë një shembull i vërtetë që ekziston një mënyrë pothuajse ideale e jetës. Ata lahen në ujë të akullt, madje edhe në një temperaturë 15 gradë nën zero.

Për shkak të stilit të saj të jetesës, njerëzit e Hunzës kanë qenë objekt i shumë hulumtimeve.

Kështu, në librin “Hunza – Njerëzit që ia nuk dinë për sëmundjen”, R. Bircher nxjerr në pah karakteristikat themelore të dietës së tyre, duke argumentuar se ato janë vendimtare për një jetë të shëndetshme: ajo është një dietë vegjetariane, me ushqime të papërpunuara ku mbizotërojnë frutat dhe perimet. Në to ka zero kimikate, ndërkohë që s’e njohin as alkoolin e as ëmbëlsirat. Gjithashtu, praktikojnë shumë agjërimin.

Në Kongresin Ndërkombëtar për Kancerin në Paris në 1977, ekspertët njoftuan se mungesa e plotë e kancerit ndodh vetëm tek njerëzit e Hunza-s.

Për ta, ecja rreth 20 kilometra në ditë është njësoj si të ecësh nëpër shtëpi. Për njerëzit e Hunza-s, ngjitja në mal është si të shkosh në një supermarket, e prej aty ata zbresin të lumtur dhe të gëzuar.