Zbulohet një metodë e re për të mësuar gjininë e bebit që në trimestrin e parë

584
Zakonisht seksi i fetusit përcaktohet nga ultratingujt.
Megjithatë, para se tekonologjia të bënte të mundur gjetjen e gjinisë, duket se vetë trupi i njeriut ka mënyrën e tij për të trteguar gjininë e foshnjës. Kërkuesit e Institutit të Ohaios, kanë analizuar 80 femra shtatzane gjatë trimestrit të tyre të parë. Ata zbuluan se reaksionet kimike në trup tregojnë për gjininë e fetusit. Femrat të cilat mbartnin një fetus të gjinisë femërore prodhonin citokina pro-imflamatore.
Citokinat janë proteina senjalizuese që rregullojnë ndërveprimin mes qelizave imunitar e jo vetëm. Ndër grupet më të rëndësishme të citokinave janë: interferonët, TNF (Tumor Necrosis Factor), interleukinat dhe kemokinat. 
Ky imflamacion mund të shpjegojë arsyen pse disa femra përjetojnë dhimbje, asthmë dhe të përzjera gjatë shtatzanisë.
Në një nga pjesëmarrëset e këtij studimi, e cila vuante nga ndjeshmëri e theksuar e alergjive që i shkaktoheshin gjatë shtatëzanisë me vajzën e saj, nuk e kishte këtë problem kur mbante fetusin e seksit mashkull.
Nga kjo dhe shumë raste sudimi të tjera, sipas Dr. Mitchell, gjinia shkakton reaksione të ndryshme tek nënat shtatzane.
Sigal