Zbulohet dieta e Rihanës, fantastike

78
Nëse doni të ndiqni dietën ushqimore të një femre të famshme, ne po ju sjellim atë që na u duk më e thjeshta për t’u mbajtur.
Ylli i muzikës pop, Rihanna nuk vuan edhe aq për të ngrënë pasi që në orët e para të ditës konsumon katër vezë të ziera, një tost të hollë, dhe manaferra/ananas/mango (sipas dëshirës).
Një detaj i rëndësishëm që shtohet në të njejtin vakt është edhe uji i ngrohtë me limon. Për drekën, pjata e preferuar e Rihanna-s mbetet orizi, i shoqëruar me mish pule e salcë kerri (kombinim erëzash, me shije pak pikante).
Një alternativë për darkën është edhe peshku me sallatë apo perime, edhe pse për këto të fundit, këngëtarja njëherë ka thënë:
“I urrej perimet, por e detyroj veten t’i konsumoj”. Duket si dieta perfekte, pa shumë mundime apo sakrifica, krejtësisht e shëndetshme, edhe pse, deri diku, e kushtueshme. Me pak fjalë, Riri nuk është nga ato që sakrifikojnë kënaqësinë e stomakut, vetëm për të qëndruar në formë.