“White City”, arkeologët zbulojnë artefakte antike në Honduras

62
Arkeologët në xhunglën e dendur dhe të egër të Hondurasit, kanë arritur të zbulojë dhe të nxjerrin në sipërfaqe dhjetëra artefakte, të atyre që besohet se janë sende nga qyteti mitik që njihet si The White City, qyteti i bardhë, një sajt ku ata besojnë se janë groposur edhe 2 qytete binjake nga civilizimi antik.
Artefaktet u zbuluan nëntokë, në një qendër të vjetër të zbuluar që në vitin 2012, në rajonin lindor të Mosquiatia të Honduras, rreth 300 km në verilindje të kryeqytetit.
Presidenti i vendit Juan Orlando Hernandez vizitoi këtë sajt dhe bisedoi gjatë me arkeologët që punuan nën vëzhgimin e rreptë të ushtrisë, sepse në këtë zonë të kërkimeve, po zhvillohen edhe disa operacione kundër karteleve të drogës.
Këto mbetje flasin qartë për civilizimin e banorëve të hershëm më aftësi të jashtëzakonshme artistike dhe xhenerike, që besohet se kanë qënë pjesë e civilizimit antik të majave.
Mes artefkateve të zbuluara janë edhe një anije e vogël në formën e një grabitqari apo një tabaka me kokën e një xhaguari, që datojnë rreth 1000-1500 vjet pas krishtit, e që janë pjesë e një ceremoniali të vecantë të qytetit të vjetër që është pagëzuar me emrin “Qyteti xhaguar” dhe që u prezantuan në Catacama, në lindje të Hondurasit.
Janë gjithsej rreth 60 artefakte, pjesa më e madhe skulptura të djegura dhe gurë të vjetër, mbetjet e një piramide dhe strukturave të tjera. Të gjitha artefaktet janë identifikuar nga një ekip specialistësh nga Shtetet e Bashkuara dhe Honduras.
Mbetjet e periudhës para-kolumbiane besohet se datojnë mijëra vite më parë por që janë pikasur vetëm në vitin 2012.
Qyteti i bardhë mitik është përmendur për herë të parë nga kolonizatorët spanjollë në shekullin e 16-të.