Tronditet muzika shqiptare, ndahet nga jeta papritur anëtari i grupit të famshëm (FOTO)

679

Njëri prej muzikantëve më të njohur në trevat shqiptare, Nuredin Azemi është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Anëtari i grupit të njohur muzikor nga Kosova ‘’TRIX’’ v.diq papritur, ndërsa nuk bëhet me dije se cili është shkaku i largimit të tij nga kjo jetë.

Lajmin e trishtë e ka dhënë miku dhe anëtari tjetër i grupit ‘’TRIX’’ Veli Sahiti në profilin e tij në ‘’Facebook’’.
“TRIX” janë ndër grupet e para muzikore shqiptare që u themeluan pas Luftës së Dytë Botërore së bashku me TNT, MAK dhe Luniazët.

Grupi është autor i disa prej hiteve më të dëgjuara si: Zeshkania ime, Vallëzimi i Yjeve, Lamtumirë Gjeneratë, etj.
Njoftimi i Veli Sahitit:

Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherit edhe anëtari i grupit ‘TRIX’ Nuredin Azemi. Pu.shoftë në paqe shpirti yt! I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty!