“Skënderbegasit ndër vite…”, i Kujtim Boriçit e Maksim Fejzullait, një enciklopedi me vlera historike

229
Ruzhdi KUÇI
Komandant dhe Rektor i Akademisë së Forcave të Armatosura
Skenderbegasit-72 vjet / Libri na bën më krenarë se kurrë, ai mbush një boshllëk për një nga shkollat më elitare të Shqipërisë, ndaj duhet të bëhet pjesë e bibliotekës së gjithsecilit.
28 Marsi i vitit 1945, ishte dita kur për herë të parë u hapën portat e shkollës së mesme të përgjithshme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Kjo shkollë është e njohur në historinë e arsimit të mesëm për cilësinë e mësimdhënies, për disiplinën dhe profesionalizmin e saj. Sot ne 72 vjetorin e shkolles sone , ne kujtojme e nderojme skënderbegasit ndër vite, kolegët, komandantet e mesuesit tane te paharruar . Gjatë viteve të ekzistencës së saj kjo shkollë e madhe kombëtare ka nxjerrë me mijëra maturantë që kryesisht kanë ndjekur më pas shkolla të larta ushtarake dhe civile brenda dhe jashtë vendit. Shumë syresh janë shquar në specialitetin e tyre, kanë mbërritur grada të larta ushtarake dhe shkencore, por edhe e kanë pësuar si i tërë populli nga “ndëshkimet” e diktaturës , në kuadër të “spastrimeve ” edhe në ushtri.

Shkolla na miqesoi , na beri te ditur dhe me mjaft kulture,na edukoi,na sterviti,na disiplinoi dhe na dha virtute te cmuara,na kaliti vullnetin e dashurine per profesionin e ushtarakut.

Në libër sillen dokumente interesante arkivore dhe kujtime, që mbeten pasqyrë e vlefshme në kohë për brezat. Mes të tjerave, Arta Raveli, dministratore e disa dekadave në Shkollës “Skënderbej”, mes të tjerave , në kujtimet e saj pohon se “…Shkolla Ushtarake ‘Skënderbej’ nuk kishte e ende nuk ka një të dytë në Shqipëri”.Të flasësh për 14-vjeçarët që do të braktisnin jetën civile, që nuk kishin njohurinë më të vogël se si mund të ishte jeta ushtarake, te flasesh per risitë që kanë sjellë në shoqëri do të duhen radhe te tera librash e enciklopedish, duhet kohë, dhe mbi te gjitha ide,pasion , mund e superpune .Por koha ka vetëm një rival të përbetuar: Kujtimet. Janë të vetmet që munden ta kthejnë kohën si dhe kur të duan. Janë të vetmet që koha nuk i prish apo shkatërron dot, sepse ndodhen në zemrën e çdokujt prej nesh, e në mos qofshin me ne, humbasin nëpër skutat e thella të ndërgjegjes, një ditë përsëri do të gjenden…Me patjetër. Kujtimet janë si parfumi i shpirtit. Pa to s’do ishte njeri dhe me anë të tyre, koha është në dorën tonë. E kush është ai që pas 50 apo 70 vitesh nuk dëshiron të kthehet pas për të shijuar dhe një herë kohën kur sytë lexonin faqe të tëra pa u lodhur, kur flokët ishin më të shpeshta dhe aspak të bardha. A nuk kthehet gjithkush në të tilla kohë?

Dhe ja ku jemi, në një takim ndryshe. Ajo që ndryshon nga takimet e tjera të këtij lloji është një libër, një enciklopedi, unike në llojin e saj: “Skënderbegasit ndër vite”, i autorëve Kujtim Boriçi dhe Maksim Fejzulla për Shkollën e Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” dhe për skënderbegasit e mrekullueshëm, vepër qw rizgjon e sjell në vëmendje edhe njëherë ato vite te paharruara që mbushen jetën tonë rinore .Pjesa e dytë të librit “Skënderbegasit ndër vite…”, që do të pasohet dhe me pjesën e tretë të tij, i kushtohet rreth 36 mijë kolegëve skënderbegas që studiuan në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” nga viti 1945 deri në vitin 1992. Përgatitja e pjesës së dytë, u punua me një seriozitet dhe përgjegjësi të madhe. Autorët, bashkë me dhjetëra bashkëpunëtorë të tjerë, bënë maksimumin për ta realizuar këtë libër. Kur mora në dorë vëllimin e parë “Skënderbegasit ndër vite…!”, publikuar një vit më parë, ashtu si mijëra skënderbegas, ndjesia e parë që më pushtoi ishte malli e nostalgjia. Vëllimi i dytë që kemi sot në duar, plot një vit më pas, na bën më krenarë se kurrë .

Me nostalgji vështrojmë fotot bardhe e zi te kohës. Njëherazi, shokët dhe veten. Në duar kemi të kaluarën .Me ëmbëlsi kalojmë vështrimin tek njeri – tjetri dhe përballë shohim të tashmen. Në krye, disave u ka rënë dëborë, të tjerëve brymë. Të pakët janë ata që ruajnë ende flokët e dikurshëm, por jo sasinë. Bukuria e moshës së sotme zilepset për mrekullinë e rinisë së pakthyeshme. Ndaj jemi mbledhur, të kujtojmë, të promovojmë librin që përjetëson çastet më mbresëlënëse të kaluarës tonë dhe ti sjellim ato mes nesh. Vetëm kështu takohet koha me kohën, vetëm kështu dy pamjet bëhen bashkë, duke shkruar dhe takuar një ditë. Autorët janë përpjekur që ngjarjet në këtë libër të jepen në kontekstin e kohës, kronologjikisht, e personazhet të renditen sipas moshës, me dëshirën e mirë që gjithçka të jetë sa më afër të vërtetës. Pjesa e dytë është konceptuar me kapituj që nisin me dokumente të pa publikuara të historikut të shkollës; kujtime të skënderbegasve për çdo vit, nga viti i hapjes më 1945 deri më 1992 kur u mbyll; portrete të skënderbegasve të suksesshëm në karrierën ushtarake që arritën të bëhen gjeneralë, ministra e deputetë; skënderbegas që kanë shkëlqyer në shkenca të ndryshme; të atyre që kanë bërë emër në diplomaci si ambasadorë apo diplomatë karriere; të atyre që kanë shkëlqyer në fushën e artit e kulturës; të skënderbegasve që kanë kapur majat në fushën e shkencës ushtarake; të skënderbegasve që kanë shkëlqyer në biznes e në medie; të atyre që kanë shkëlqyer në fushën e sportit shqiptar; eksperiencë e punëve të komandantëve e komisarëve që nga i pari e gjer tek i fundit në vitin 1992. Është e pamundur të filloj e të veçoj emra, pasi ato janë të shumtë dhe nëse do përdorja një krahasim, do të thosha se nuk ka qytet të vogël apo të mesëm në RSH që të ketë nxjerrë kaq shumë njerëz të shquar dhe të suksesshëm në të gjitha fushat e veprimtarisë jetësore, për një periudhë të caktuar. Që në kapitullin e parë nëpërmjet dokumenteve autentike del në pah se si 12 deri 15 vjeçarët që morën pjesë në luftë, u ulën në bankat e kësaj shkolle dhe se si këta fëmijë të burrëruar para kohe, me vullnetin dhe etjen e tyre për të mësuar bënë ndryshimin e madh në evoluimin e mendimit ushtarak shqiptar, aq të nevojshëm për periudhën që kaluam. Mjaft interesant është dhe kontributi i robërve gjermanë, i cili vjen në këtë libër si nëpërmjet dëshmive të skënderbegasve që u ulen të parët në bankat e shkollës, po ashtu dhe nëpërmjet dokumenteve të rralla që janë zgjedhur me aq kujdes nga autorët. Qartazi vjen ajo që është konstatuar nga të gjithe ne, se trupa pedagogjike që jepte mësim në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, përbëhej nga mësues nga më të mirët e vendit. Po kështu, të njohurat e të panjohurat e punës fisnike të oficerëve skënderbegas në përgatitjen e luftëtarëve dhe komandantëve që më pas çliruan Kosovën; kontributi i oficerëve skënderbegas në luftën e Kosovës dhe Maqedonisë; kontributi i oficerëve skënderbegas që drejtuan e drejtojnë komandot shqiptare në frontet e luftës në vatrat e nxehta në botë krahas aleatëve të NATO-s etj…Gjejmë gjithashtu jetëshkrime, fakte sakrificash sublime të oficerëve skënderbegas rënë në krye të detyrës, kujtime të mësueseve e mësuesve, komanduesve e drejtuesve të kësaj shkolle në gati pesë dekada… E gjithçka në këtë libër sillet në mënyrë kronologjike, shoqëruar me faksimile të dokumenteve të panjohura dhe me qindra foto të rralla. E gjithë përvoja që njihet deri më sot dhe ajo që pretendohet të njihet dhe të dihet në të ardhmen bartën kryesisht përmes formës së shkruar-librit”. Në këtë kontekst, kjo enciklopedi, vit pas viti po e plotëson më së miri boshllëkun e krijuar pas viteve 90-të në historinë e Shkollës “Skënderbej” dhe skënderbegasit. Pa asnjë dyshim, për vlerat që mbart, kjo seri librash mund të quhet një historik i gjalle i kësaj shkolle të lavdishme. Këtu do të pëlqeja te citoja publicistin Arben Duka ku pohon : “keni ngritur një shtatore të gjallë që do të flasë e dëshmojë në shekuj për historinë e lavdishme të shkollës ‘Skënderbej’ e skënderbegasve, për ata intelektualë vitalë që kanë qenë e mbeten në pararojë të Shqipërisë”. Autenticiteti i dokumenteve, i dëshmive e rrëfimeve të personazheve që kanë marrë pjesë aktive dhe ndjekur nga afer vetë këto zhvillime, sjellë besueshmëri dhe e bëjnë këtë libër të komunikueshëm dhe jetësor për të gjithë protagonistët. Libri ‘Skenderbegasit ndër vite’ është një burim i dijes, i kënaqësisë, i lumturisë dhe madje i kurajës morale. Ai ofron shumë mundësi për të mësuar nga moshat e brezat .Sa më shumë shfletoj faqet e librit, aq më të shumta janë vlerat që nxjerr prej tij, falë artit në të shkruar nga autorët. Prandaj, shumanshmërinë e vlerave të “Skënderbegasve ndër vite…”, po e përmbledh me tre fjale : ‘Flori shkuar floririt’! Ndaj, ky libër është dhe do mbetet një pasuri e rrallë…”
Libri ‘Skënderbegasit ndër vite‘ është një burim i dijes, i kënaqësisë, i lumturisë dhe madje i kurajës morale. Ai ofron shumë mundësi për të mësuar nga moshat e brezat .

Sa më shumë shfletoj faqet e librit, aq më të shumta janë vlerat që nxjerr prej tij, falë artit në të shkruar nga autorët. Prandaj, shumanshmërinë e vlerave të “Skënderbegasve ndër vite…”, po e përmbledh me tre fjale : ‘Flori shkuar floririt’! Ndaj, ky libër është dhe do mbetet një pasuri e rrallë…”

“Pa asnjë dyshim, për vlerat që mbart, kjo seri librash mund të quhet një historik i gjallë i kësaj shkolle të lavdishme. Këtu do të pëlqeja te citoja publicistin Arben Duka, i cili pohon : “Keni ngritur një shtatore të gjallë që do të flasë e dëshmoj në shekuj për historinë e lavdishme të shkollës ‘Skënderbej’ e skënderbegasve, për ata intelektualë vitalë që kanë qenë e mbeten në pararojë të Shqipërisë”.