Si të bëni foto të bukura në verë?

266
1) Mendohu para se ta shkrepesh
Shume prej jush shkrepin nje foto ça t’ju dali perpara pa u menduar gjate per kompozimin ku ne plan te pare jeni ju dhe mbrapa smeret vesh se ça eshte. Nqs do nje foto te bukur duhet te zgjidhni vendin dhe te shikoni gjithmone se çfare ka ne sfonde i cili eshte po aq i rendesishem sa edhe ju per nje foto te bukur.
Zgjidhni gjithmone dicka interesante qe tregon vendin ose ambientin ku jeni po pa terhequr vemendje nga ju qe jeni ne plane te pare. Nqs keni DSLR shfokusojeni pak sfondin mbrapa nqs keni nje aparat te thjeshte mundohuni qe sfondi mbrapa te jete sa me i qete dhe i balancuar dhe gjeja e pare qe duhet te terheq vemendjen kur shikoni foton te jeni ju dhe jo ambienti perreth ne te kundert nuk eshte foto e bukur ribeheni serishte.
2) Bejini fotot ne hije
Kjo eshte shume e rendesishme per portretet. Shume prej jush mendojne se fotot duhen bere me djellin perballe po eshte absolutisht gabim. Kjo nuk do te thot se nuk behen foto ne djell po ajo ka teknika te tjera une po flas per nje foto sa me te bukur futeni personin ne hije sepse djelli krijon kontraste shume te forte ne fytyren tuaj gje qe nuk ngjane aspak bukur.
Ndersa nqs doni te beni foto ne djelle dhe ska hije kerkoni ndihme nga persona te tjere dhe perdorni dicka te bardhe nje rrob, çarçaf, çader ca te keni duke e mbajtur siper kokes te personit qe do fotografoni ne menyre qe drita e forte e djellit te zbutet. Ose kur skeni mundesi perdorni flashin per te mbushur hijet. Per profesionistet perdorni reflector ose difusor.
3) Fotografoni ne mengjes heret ose vone ne perendim
Ne keto dy orare qe quhen “magic hour” dielli eshte me i lehte dhe me i bukur dhe hijet jane me te buta. Gjate perendimit psh mund te beni foto shume te bukura duke e vendosur personin ne menyre qe dielli ti bjeri anash ose mbrapa flokeve kjo krijon nje efekt glow rreth e rrotull personit qe po fotografoni.
4) Perdorni difusor natyral
Per ata qe se dine difusor jane te gjithe objekte ose send qe lejojne kalimin e lehte ose reflektojne pjeserishte driten duke e bere me te bute. Nqs doni foto interesante shikoni rreth e rrotull per difusor natyral si psh nje mur i bardhe qe i bie dielli direkt, çadra, rroba etj. Ose psh nje mur me ngjyre do krijoje nje reflekse interesante te asaj ngjyre mbi personin nqs e vendosni prane tij duke krijuar efekte glow. Nje shembull eshte kjo çadra ketu poshte, gjithmone gjeni diçka interesante ça te keni dhe perdoreni.
5) Predorni ngjyra te theksuara
Si ne veshje ose kapele apo syze dhe çdo gje tjeter qe mund te keni perreth perdorni ngjyra te theksuara verore si portokalli, bojqielli, te kuqe, pink ne pergjithesi ngjyra qe te japin ndjesine e veres. Keto ndihmojne ne pergjithsi per te nxjer ne pah personin qe po fotografoni dhe per ta bere me “vivid” te gjalleruar foton.
6) Rrisni “shutter speed”
Kjo vlen per ata qe kane nje DSLR. Ne vere ka goxha drite dhe nje shutter speed i larte ju ndihmon qe te beni foto sa me te qarta dhe ne fokus. Ndersa per ata qe se kane kete opsion me aparate te thjeshte apo celulare kini kujdes qe personi qe po fotografoni te jete absolutishte ne fokus. Nje foto pa fokus nuk eshte aspak e pranueshme edhe pse juve ju duket bukur.
Nqs perdorni parametrat automatik dhe besoj se shumica nga ju perdore standartet e aparatit prisni pak sekonda para se te beni foton sidomos me celular sa aparati te fokusohet te personi perkates ose klikoni vete tek fytyra e personit qe doni te fokusoni ndesa per ata me aparate te thjeshte shtypni butoni e shkrepjes gjysem sa te degjonin bipin e fokusimit pastaj shtypeni deri ne fund dhe as ju as personi qe po i beni foton mos te levize perndryshe nuk do te keni nje foto te bukur.
7) Praktikohuni si fotograf
E vetmja menyre per te bere foto te bukura eshte qe te praktikoheni, ne fund te fundit vera eshte per qef dhe qellimi jua eshte argetimi prandaj fotografoni nga çdo cep kend apo çdo gje te mundeshme qe ju duket interesante edhe pse disa nga gjerat e mesiperme per disa nga ju do ju duken shume te lodheshme apo te komplikuara per te bere nje foto pushimesh po hey une po flas per foto te bukura qe kur miqe tuaj ti shikojne te ngelen pa fjale dhe çdo gje e bukur ka lodhje dhe kreativitet nga mbrapa po askush nuk ju pengon juve te beni fotot qe deshironi.