Shqiptarja, Serena Buçaj fiton Miss New York 2016

533
Ajo quhet Serena Buçaj dhe ka fituar kurorën e bukurisë së New York-ut. Gjatë garës së “Miss New York 2016″, Buçaj arriti të fitojë mbi 50 konkurrente, që ishin kandidate për këtë çmim, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që e fiton këtë çmim në metropolin amerikan.
Në garë për më të bukurën e New York-ut ishte edhe një shqiptare tjetër e quajtur Florinda Kajtazi.
Modelja me origjinë nga Puka, por e lindur dhe e rritur në SHBA këtë vit do të konkurrojë në “Miss USA 2016″, për më të bukurën e shtetit, që do të zgjidhet në korrik
Sigal