Shkelja pafytyrësisht e të drejtave të ushtarakëve nga qeveria Rama

713
Nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve Xhenierë të Shqipërisë 
KRYETARI 
Aleksandër MIHALI

Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve Xhenierë të Shqipërisë i ka drejtuar një letër administratës Rama që kritikon premtimet e pambajtura gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, mbi ndryshimet në legjislacion për të drejtat e ushtarakëve dhe forcimin e ngrehinës antiligjore të trashëguar nga qeveria parardhëse. Në letër cilësohen të drejtat social-ekonomike e të gjithë ushtarakëve në pension të parakohshëm dhe pleqëri të shkelura pafytyrësisht. 
Letër e hapur drejtuar:
* Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Edi Rama,
* Ministrit të Mbrojtjes Zj.Mimi Kodheli,
* Ministrit të Mirqënies Sociale dhe Rinisë Z. Blendi Klosi,

Çfarë ju shtyu prapë pas 26 vjetëve zotërinj!? T’i hani në besë, t’i mashtroni, t’i tallni dhe të vazhdoni t’i shpërfillni e poshtëroni përsëri ushtarakët? a do vazhdoni akoma më urdhra politik , mos zbatoni statusin e ushtarakut ?
Zoti Kryeministër!
Zotërinj Ministra!
Zoti Kryetar i Parlamentit
A keni ndërmend ta shkatërroni Ngrehinën Antiligjore aktuale të ngritur vetëm kundër të Drejtave të Ushtarakëve?
Po ju drejtohemi edhe njëherë për të drejtat e Ushtarakëve, pasi nga 23 Qershori i vitit 2013 deri tani më 20 shkurt 2017, pra për 4 vjet të qëndrimit tuaj në Pushtet, gjendja e të Drejtave Social-Ekonomike të Ushtarakëve është rënduar akoma më shumë se ajo që la qeveria e mëparshme. Kjo gjendje e rënduar dhe antiligjore e pandryshuar deri më sot në shkurt të vitit 2017 , që Ushtarakët në Pension janë përsëri pa të drejta, ka ardhur edhe si pasojë e qëndrimit tuaj neglizhent dhe mospërfillës ndaj të drejtave të Ushtarakëve dhe zbatimit të Statusit të Ushtarakut e të mos anulimit të antiligjit që bien ndesh më Kushtetutën, Statusin e Ushtarakut dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese Nr.9 të vitit 2007 dhe Nr.33 të vitit 2010. Gjithashtu kjo gjendje e rënduar social-ekonomike e Ushtarakëve është edhe si rezultat i mosmbajtjes së asnjë premtimi apo angazhimi që keni deklaruar ju gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 Qershorit të 2013 para ushtarakëve në 8 takime që keni organizuar brenda një muaji e gjysmë me ata. Ky qëndrim i juaji antiligjor, indiferent dhe aspak serioz për të mos bërë realitet premtimet tuaja të detyruara nga Legjislacioni në fuqi, ka sjellë që sot të Drejtat social-ekonomike e të gjithë ushtarakëve në pension të parakohshëm dhe pleqëri të rëndohet edhe më shumë. Këtë qëndrim, indiferent dhe antiligjor ndaj të drejtave të ushtarakëve nuk e tregon vetëm, mos zbatimi i Kushtetutës dhe legjislacionit por edhe mos serioziteti, mos respektimi e mos vlerësimi i profesionit të vështirë e të nderuar të ushtarakëve të cilët kontribuan 50 vjet për mbrojtjen e popullit dhe atdheut. Besojmë se ju kujtohet që gjatë fushatës elektorale të 2013-ës premtuat se me ardhjen tuaj në pushtet do të zbatohej statusi i Ushtarakut nen për nen, se do të anulonit aktin normativ nr.5 të datës 10.11. 2010 (ligj10367), i cili u miratua nga qeveria me urdhër partiak duke shkelur në flagrancë të plotë Kushtetutën,vetëm e vetëm për t’u hakmarrë financiarisht ndaj ushtarakëve. Ky ligj edhe pas 7 vitesh, fatkeqësisht si pasojë e mos vullnetit tuaj është akoma në fuqi e në kundërshtim flagrant me legjislacionin, kjo fal neglizhencës, apo e edukatës e dëshirës tuaj antiligjore. Po ashtu, ju premtuat së bashku më Ministren Kodheli se do t’i merrnit dhe kthenit ushtarakëve SHQUP-in, pra shtëpinë e aktiviteteve të ushtarakëve që u grabit në shkelje të plotë të ligjit, duke falsifikuar firmën e shefit të shtabit të forcave të armatosura dhe pa miratimin e Komandantit të përgjithshëm, Presidentit të Republikës, duke shkelur ligjin me vendimin e këshillit të Ministrave që mori në ditët e fundit të 2 muajve kalimtarë pas zgjedhjeve, vendim ky, i cili ju e dini se ishte nul, sepse qeveria nuk kishte fuqi ligjore për të marrë vendime në këtë periudhë kalimtare pas humbjes së zgjedhjeve, sepse qeveria e mëparshme kishte rënë nga fuqia dhe po ju priste, sa të merrnit ju drejtimin. Pra, edhe pse u bënë gjithë këto shkelje ligjore ju, jo vetëm nuk ia morët shtëpinë e ushtarakëve, por as edhe nuk nxorët para ligjit shkelësit e këtij veprimi edhe se kishit 4 vjet në dispozicion o zotërinj. Premtuat po ashtu së bashku se do t’i kthenit ushtarakëve edhe gjithë shtëpitë e aktiviteteve në të gjithë Shqipërinë u grabit, por edhe këtë premtim nuk e mbajtët. Premtuat se do të kthenit dhe rihapnit spitalin e ushtarakëve dhe se do të zbatohej statusi i ushtarakut për trajtimin shëndetësor të tyre edhe familjarëve, por edhe ky ka mbetur në letër, pasi funksionon jo si dikur kur që plotësonte gjithë nevojat e ushtarakëve. Pra i premtuat se do t’i kthenit të gjitha ato të drejta që ushtarakëve ju ishin mohuar për 22 vjet, por që fatkeqësisht edhe ju nuk ia kthyet edhe pas 4 vjetëve të qëndrimit tuaj në pushtet, pra ju vazhduat rrugën kundër ushtarakëve njëlloj duke e çuar nga 22 në 26 vjet diskriminimin, mashtrimin, poshtërimin dhe talljen e ushtarakëve. Me qëndrimin tuaj të këtyre 4 viteve treguat se edhe ju jeni në të njëjtën linjë, në të njëjtin mendim, mentalitet dhe qëndrim për t’i injoruar, diskriminuar dhe poshtëruar ushtarakët. Qëndrimet tuaja të mësipërme, na bëjnë të mendojmë se skenarin kundër të drejtave të ushtarakëve e keni kurdisur së bashkë më qeverinë e kaluar dhe bandën e tij, pasi të njëjtin qëndrim antiligjor, poshtërues, denigrues dhe injorues ndaj ushtarakëve një lloj e mbajtët dhe ju pra shkelët dhe nuk përfillët as kushtetutën, as statusin e ushtarakut dhe as vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Besojmë, që ju e dinit edhe më përpara, ashtu siç e dini edhe më mirë sot, që të drejtat e ushtarakëve, kësaj kategorie më korrekte të shoqërisë shqiptare, qytetarë të sakrificave për të mbrojtur popullin dhe atdheun , nuk janë një dëshirë partiake e Politike për t’u zbatuar, por janë detyrim kushtetues, ligjor, moral, dhe programor për çdo qeveri, pra si e tillë edhe për qeverinë tuaj gjë që ju fatkeqësisht, pra këto 4 vjet nuk e bëtë realitet. Ne luteshim çdo muaj që premtimet tuaja të fushatës të mos ishin mashtrime, gënjeshtra, tallje, poshtërime dhe mos respekti kamufluar i juaji dhe mazhorancës tuaj ndaj ushtarakëve, por neglizhencë nga ngarkesa rutinë e punëve të përditshme. Pra mos ishin të qëllimshme por tani pas 4 vitesh dalim të zhgënjyer, prandaj bërtasim me të madhe. Por ju na hëngrët në besë, na mashtruat, na dolët nga fjala, na poshtëruat, prandaj ne detyrohemi që këtej e tutje të mbajmë qëndrim ndaj jush, t’ju mbyllim çdo portë e dritare. Siç e shihni edhe ju i ka ardhur fundi neglizhencës, mashtrimit, poshtërimit, diskriminimit dhe talljes së ushtarakëve. Prandaj koha që ju ka mbetur në dispozicion deri ne zgjedhje, në se doni ta vazhdoni bashkëpunimin me ne, duhet të realizoni premtimet tuaja brenda kohës që ju ka mbetur deri në zgjedhje, ndryshe këtej e tutje ne do të shohim vetëm interesat tona dhe do ndërpresim çdo bashkëpunim me ju.

Zotërinj! Për 23 vjet deri në qershor 2013, ushtarakëve u është dashur të përballen me antishtetin i cili zëvendësoi dhe sundoi shtetin. Pushteti shtetëror i cili duhej të qëndronte lart mbi shoqërinë, jo vetëm që u shndërrua në skandalin më flagrant të kësaj shoqërie, por dhe u bë vatra e çdo poshtërsie, të cilave nuk i shpëtuan dot as ushtarakët. Pozitat e veçanta juridike, ekonomiko-financiare e shoqërore që ju kanë njohur dy ligjet organike (Statuse t) ai me Nr.7496 dt.3/7/1991 dhe ai me Nr.9210 dt 23/3/2004, të cilët ju garantuan të Drejtat Ushtarakëve për shkak të veçorisë së shërbimit ushtarak si rrjedhojë e veprimtarisë së veçantë në shërbim të shoqërisë, shtetit dhe popullit, kurrë nuk u shndërruan në realitet. Ato kanë mbetur, thjesht një akt i shkruar në letër, pasi Statusi i Ushtarakut, në në të vërtetë nuk kanë gjetur zbatim asnjëherë gjatë këtyre 26 viteve, përfshirë dhe 4 vitet tuaja të qëndrimit në Pushtet. Vitet që Ushtarakët pritën më besim, se ju do të vinit në zbatim çdo nen të Statusit të tyre. Por që kjo gjë fatkeqësisht nuk u bë realitet as nga maxhoranca juaj. Si rezultat i këtij qëndrimi tuaj neglizhent, Ushtarakët sot e ndjejnë veten jashtë mase të braktisur, të mashtruar, të tradhtuar, të zhgënjyer, të poshtëruar dhe të diskriminuar në dinjitet. Ata patën besim tek ju prandaj edhe kontribuan gjatë fushatës së zgjedhjeve, duke ju mbështetur e votuan për ju por që ju nuk i mbajtët premtimet tuaja. Gjatë gjithë kësaj periudhe 4 vjeçare ju miratuat vetëm ligjin, nr.46 të Majit 2016, i cili vuri në vend vetëm një padrejtësi nga ato dhjetëra padrejtësi që ju janë bërë ushtarakëve me urdhër partiak-politik, dukë shkelur ligjet dhe kushtetutën. Ligji nr.46 nuk zgjidhi asnjë nga padrejtësitë që i janë bërë ushtarakëve, por vetëm se i ktheu parat e mbajtura padrejtësisht në shkelje të kushtetutës nga ligji nr.10367 që u miratua. Ligj të cilin ju e keni lënë akoma në fuqi nga padituria apo qëllimisht këtë e dini vetëm ju. Mos anulimi i këtij ligji i lë shteg ndonjë tjetri që do të vijë në pushtet pas jush, që t`jua mbajë përsëri paratë e sakrificave ushtarakëve. Pra Premtimin e bërë gjatë fushatës së zgjedhjeve, së do të anulonit aktin normativ nr.5, ju nuk keni anuluar deri më sot. Nga kjo mos korrektë si e juaj po ju drejtohemi përsëri me këtë letër, edhe pse ju kemi drejtuar ju dhe vartësve tuaj me dhjetëra letra këto 4 vjet të qëndrimit tuaj në pushtet, por që ju as që keni denjuar të merrni në konsideratë kërkesat tona, duke na injoruar si pasojë e mungesës së edukatës tuaj shtetërorë. Më poshtë si rrjedhim i shkeljeve ligjorë dhe mos mbajtjes së premtimeve tuaja po ju paraqesim, rrugët ligjore që duhen ndjekur brenda kohës së mbetur për të zgjidhur përfundimisht çështjen e të drejtave të ushtarakëve. Kështu ju deklaruat dhe ju premtuat, ushtarakëve se: Pas 23 Qershorit ushtarakët do të kenë tek në një derë të hapur dhe mbi të gjitha nuk do të jenë më të shkelur në dinjitetin e tyre pasi në; do të respektojmë atë që juve jua ka njohur Gjykata Kushtetuese, mbi bazën e së cilës do të ndërtojmë edhe marrëdhënien më gjithë grupin tuaj të interesit. Gjithashtu këto do të jenë të pasqyruara edhe në programin e partisë socialiste si qëllim për të zbatuar plotësisht statusin e ushtarakut, dhe shfuqizuar urgjentisht aktin normativ nr.5 të kthyer në shkelje të ligjit në dhjetorin e vitit 2010; Duke i ndërprerë rillogaritjen dhe si rrjedhojë uljen e pensionit të parakohshëm dhe mos zbatimin direkt të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Pra ushtarakët shpresuan e besuan, se vendin e antishtetit do ta zinte shteti. Njëherazi kishin bindjen e palëkundur, se do ta mbanit fjalën e dhënë pas 23 qershorit, së do i qëndronit rigoroz programit elektoral të Partisë dhe se procesi i parregullt ligjor do zëvendësohej me procesin e rregullt ligjor, vendin e antishtetit do e zinte shteti. Pra do zbatonit vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe statusit të ushtarakut, dhe do shfuqizonit aktit normativë nr.5/2010 dhe ligjin që e miratoi atë, si dhe do aplikonit rillogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në përputhje me vendimin nr.33/2010 të Gjykatës Kushtetuese, pra me vënien në zbatim të këtyre kritereve ushtarakët nuk do të ndiheshin më të tradhtuar në interesa e të poshtëruar në dinjitet.

Por fatkeqësisht për 3 vjet e 8 muaj nga 23 qershori 2013 nuk ndodhi kështu edhe pas kësaj date sepse : 

1-Statusi i ushtarakut ishte dhe mbeti një akt i shkruar thjeshtë në letër. Pensioni i 2010 ligjit 10142 prej datës 01.07.2009 mbeti sa ½, 1/3 apo ¼ më e vogël se ajo e nenit 35 të statusit të ushtarakut.
2-Paga referuese neto dhe mesatare neto referuese nuk u zëvendësua me pagën referuese. 
3-Pagat dhe shtesat mbi pagën e ushtarakëve aktivë mbeti me 20 000 e 30 000 lekë me të ulëta
4-Periudha mbi 6 muaj për efekt te përfitimeve nuk u quajt vit i plotë.
5-Paga kalimtare përsëri nuk u pagua nga data e daljes në rezervë/lirim.
6-Periudha nga data e hyrjes në shërbim të forcave të armatosura, si ushtar me pagesë / profesionist, kursant (nënoficer) dhe student në shkollat e larta ushtarake nuk u përfshi në vjetërsi për e efekt të pensionit të pleqërisë. 
7-Periudha e pagesës me papunësi të detyruar e bashkëshortë s/it para 2004-ës vazhdoi të mos njihet vjetërsi për pension pavarësisht se kontributet ligjërisht paguhen nga buxheti i shtetit.
8- Ata që ishin pa strehim në shumicën e tyre mbeten po pa strehim apo me qira të paguara nga xhepi i tyre.
9- Kompensimi i barnave në masën 80-100% mbeti po një e drejtë de jure, por de fakto e pa realizuar.
10-Furnizimi me uniformë nga garantimi falas nga shteti vazhdoi dhe vazhdon të blihet me lekë tek privati.
11-Pa Kartën e idediteti ishin (dokument identifikimi si gjithë kolegët tanë të NATO-s), dhe pa dokument identifikimi janë edhe sot. 
12-Gjithashtu pa ceremonial ushtarak përcilleshin dhe pa ceremonial përcillen për në botën tjetër kur ndahen nga jeta, kjo kategori që kontribuoi dhe konsumoi gjithë jetën për mbrojtjen ë Popullit dhe Atdheut. Pra krejt ndryshe nga çdo ushtarak në NATO, që nderohet dhe respektohet kur ndahet nga jeta. Siç e shihni ata janë në të njëjtën pozitë që ishin para 23 marsit 2013, pa dinjitetit, pasi ushtaraku ka dinjitet kur shteti i plotëson të drejtat dhe shlyen detyrimet që burojnë nga Statusi i Ushtarakut, i cili është kontratë (marrëveshje ) midis shtetit dhe ushtarakut. Ushtaraku betohet se nuk do kursejë as jetën për mbrojtjen e interesave të popullit e atdheut, ndërsa shteti detyrohet që, për hir të këtij betimi dhe sakrificave që rrjedhin nga ky betim, t’i vlerësojë, trajtojë dhe garantojë trajtim të veçantë Ushtarakëve nga qytetarët e tjerë, pra t’i trajtojë me Status. Gjithashtu pas 23 marsit 2013 nuk u zbatuan, as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, as u reflektuan këto vendime në ligjin e sigurimeve shoqërore suplementare, as nuk u shfuqizua akti normative Nr.5 i nëntorit dhe ligji nr.10367 i Dhjetorit 2010 që e miratoi atë as nuk u ndërpre rillogaritja në rastet e zvogëlimit të masës përfitimit të pensionit dhe as nuk bë kjo rillogaritje sipas interpretimit të vendimit nr.33/2010 të Gjykatës Kushtetuese. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi edhe pse i përket sigurimit shoqëror të detyruar (bazë) vazhdoj të trajtohet si sigurim shoqëror suplementar edhe pse vendimi nr.2/2013 i Gjykatës Kushtetuese bënë më se të qartë, se përfitimi nga papunësia e detyruar dhe sigurim shoqëror suplementar dhe se ato qe ndryshojnë për interesat publike janë sigurimet shoqërore suplementare dhe jo sigurime shoqërorë bazë dhe se për këtë urdhëron të shihet vendimi nr.33/2010 i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit zvogëlimi i masës maksimale të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi (masa e caktuar nga neni 35 i statusit të ushtarakut) nuk përligjet as për interesat e rëndësishme publike. Nga 18 qershori 2017 kur do zhvillohen zgjedhjet parlamentare nuk ka mbetur më shumë se 3 muaj. Prandaj, atë që nuk e bëtë, këto 3 vjet e 8 muaj nga neglizhenca, mos serioziteti apo mosdhënia e rëndësisë së duhur këtij problemi apo qëllimisht nga keqdashja, të cilën nuk duam ta besojmë akoma, ju e keni kohën e nevojshme dhe të gjitha mundësitë që të realizoni në këto 3 muaj të mbetur deri para 18 qershorit 2017 gjithë legjislacionin për të zhbërë ndërtesën antiligjore të dhe për t’i kthyer të drejtat që ju takojnë Ushtarakëve në bazë të Kushtetuese dhe Statusit të Ushtarakut . Së fundmi, më poshtë po ju rendisim të gjithë ligjet dhe nenet e ligjeve që janë në shkelje të Kushtetutës, Statusit të Ushtarakut të 23/3/2004 dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilët duhet të anulohen e shfuqizohen për të ndërprerë njëherë e përgjithmonë padrejtësitë ndaj Ushtarakëve dhe për t’i kthyer atyre të drejtat e mohuara gjatë detyrë 26 viteve. E pakta që kërkojmë për këto 3 muaj që u ka mbetur është që: Ligji nr.10242/2009 i ndryshuar të reflektoj vendimin nr.9/2007, nr.33/2009 dhe nr.2/2013 të Gjykatës Kushtetuese duke bërë në të këto shtesa e ndryshime: 

Pika 1 e nenit 14 e ligjit nr.10142/2009 i ndryshuar nga neni 3 i aktit normativ nr.5/2010 miratuar nga ligji nr.10367/2010, të ndryshohet e të bëhet: Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi për 15 vjet meshkujt dhe 12 vjet femrat, është 50 për qind të pagës referuese mujore të çastit të lindjes të së drejtës deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin ë mësipërm ushtarakut i jepet një shtesë pensioni në masën 2 për qind të pagës mujore. Kjo masë aplikohet dhe paguhet nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr.10142/2009, ndryshuar me ligjin nr.10367/2010.

Në nenin 4 të bëhen këto ndryshime: -Në pikën 1 pas shprehjes “pagës referuese” shtohet fjala “bruto”.
Pika 2 të bëhet: -Paga referuese bruto përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit dhe shtesat mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohen e zbatohen për të njëjtën gradë apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi.

Pika 5 të ndryshohet dhe bëhet: Kudo ku në këtë ligj, për efekt të llogaritjes së përfitimeve, përdoret shprehja “pagë mesatare referuese neto” zëvendësohet më shprehjen “paga referuese bruto”, shprehja “paga neto referuese ” zëvendësohet më “paga bruto referuese”. Llogaritjet dhe përfitimet sipas këtij ndryshimi llogariten dhe paguhen nga data 01.07.2009.

Në nenin 12 : -Pika 1 ndryshon dhe bëhet: Ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm i Forcave të Armatosura, i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nxirren në rezervë apo lirim, marrin një shpërblim të menjëhershëm, në masën e dy pagave referuese mujore bruto sipas viteve të shërbimit, si shpërblim të menjëhershëm dhe pas këtij shpërblimi merr pagë së kalimtarë, në masën 50 për qind të pagesës që ka përfituar në çastin e daljes në rezervë apo lirim, për dy vjet.-Shkronja “a” ë pikës 4 shfuqizohet.

Në nenin 41 të zbatohet i statusit të ushtarakut dhe të bëhet rimbursimi i menjëhershëm i barnave në përputhje me VKM Nr.909,datë 29.12.2004 “Për mënyrën dhe kriteret e rimbursimit të barnave për ushtarakët e Forcave të Armatosura”

Shënim: Që të fillojë zbatimi i Statusit të Ushtarakut i Marsit 2004 nen për nen dhe që të mbyllet përfundimisht problemi i padrejtësive ndaj Ushtarakëve, duhet të merren këto vendime:

1.Të bëhet pajisja me dokumentin e identifikimit ushtarak të të gjithë ushtarakëve aktivë, në rezervë, lirim e pension në zbatim të nenit 10 të statusit të ushtarakut.
2-Të kthehet Shtëpia e Ushtarakëve (SHQUP) në Tiranë dhe në gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë ku ka numër të konsiderueshëm Ushtarakësh
3- Spitali Ushtarak të filloj nga funksionimi i plotë brenda këtyre 3 muajve për të trajtuar ushtarakët dhe familjarët e tyre në përputhje me nenet e Statusit të Ushtarakut.
4- Ministritë përgjegjëse prej Statusit, të nxjerrin brenda 2 muajve, Mars Prill 2017 aktet nën ligjore në zbatim të neneve të Statusit më qëllim që të fillojë zbatimi i tij më një herë pas 2 muajve .
5-Të anulohen dhe shfuqizohen të gjithë ligjet që janë në kundërshtim dhe përkeqësojnë standardet e vendosura nga Statusi i Ushtarakut
6-Të llogaritet Pensioni i ushtarakëve sipas viteve të punës dhe gradës dukë i vendosur çdo Armë koeficientin e vështirësisë së Armës si dhe sipas formulës për 30 vjet vjetërsi në karrierë të përfitoj 75% të pagës më të lartë të 3 viteve të fundit, ndërsa për 35 vjet karrierë të përfitojë 80% -100% të pagës më të lartë të 3 viteve të fundit të karrierës.
7-Të gjitha ligjet që janë miratuar me shumicë të thjeshtë të anulohen e shfuqizohen si ligje që bien ndesh dhe në kundërshtim me Kushtetutën pasi një ligj i miratuar më shumicë të thjeshtë, më 50+1,pra me 71 vota nuk mund të anulojë asnjë nen të Statusit të Ushtarakut, pasi ai është një ligj Organik që nuk mund ta anulojë e shfuqizojë një ligj i thjeshtë, sepse statusi si ligj organik është i miratuar me 3/5, pra me mbi 85 vota deri në 136 vota .
8- Të gjithë ligjet që do të miratohen në të ardhmen për Ushtarakët duhet të miratohen vetëm me shumicë të cilësuar, me 3/5,pra me 85-95 vota. 
9-Nuk lejohet në asnjë rast që të miratohen apo anulohen ligje apo nenë të Statusit nga ligje më shumicë të thjeshtë 50+1,pra me 71vota
10-Statusit të Ushtarakut të miratuar në vitin 2004 nuk mund t’i anulohet një ligj apo nen vetëm nga një ligj Organik i miratuar vetëm më shumicë të cilësuar me 3/5, pra me 85-95 vota
11-Asnjë qeveri nuk mund të prek nenet apo ligjet e Statusit kur ajo kërkon më anë të forcës të përkeqësoje standardet e arritura e të sanksionuara më parë të të drejtave të Ushtarakëve në Status.

Për të trajtuar ushtarakët shqiptarë me të drejta siç trajtohen ushtarakët, kolegët e tyre në NATO duhet me çdo kusht që : Të hartohet e miratohet një Status tërësisht i ri në përputhje të plotë më kriteret dhe Standardet e NATO-s, si anëtarë të NATO-s, që Forcat e Armatosura Shqiptare janë dhe si të tilla nuk mund të kenë Status Politik, Periferik dhe Allashqiptarshe si deri më sot. 

Jemi të prirur të besojmë, se më së fundi, nuk ka për t’u munguar vullneti për të bërë realitet atë që premtuat, se do e bënit më ardhjen në pushtet.

Ju faleminderit për mirëkuptim.
Tiranë më, 22 shkurt 2017
Sigal