Policia italiane ka sekuestruar dje një sasi prej 75 kg marijuanë, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë. ‘Ansa’ shkruan se shqiptarët e identifikuar Arban Musaj, 33 vjeç dhe Julian Tusha, 32 vjeç, e kishin fshehur drogën në garazhin e një apartamenti në rrugën ‘Campana’ në Rimini.
Mësohet se shqiptarët kanë qenë me leje qëndrimi të rregullt, ndërsa ata ishin vënë në hetim pas raportimit të një fqinje, kjo për shkak të sjellëve të dyshimta të tyre.
Po ashtu, gjatë kontrollit shqiptarëve u janë gjetur dhe 75 gr kokainë, ndërsa droga ishte paketuar dhe ishte bërë gati për shitje. Nga hetimet e policisë, nëse droga do të hidhej në treg, ajo kapte shifrën e 300 mijë eurove.

















