Xhambazi “Albeptrol”, po favorizon “Bankers-Soros” duke minimizuar dëmet e shkaktuara në Patos-Marinzë

661
Esmeralda PIRRA
“Dosja e zezë” e falsifikimit të prodhimit të puseve të naftës, pazaret e pista të bëra me bashkitë Patos-Roskovec dhe dy marrëveshjet që mbahen sekret
Kompania shtetërore “Albpetrol” që komandohet nga “tentakulat” e paprera të “rilindjes”, ky “moçal” që prej 25 vitesh po “ushqen” me miliona euro mafien politike-qeveritare të çdo “llum-partie” e mostra-ministrash që vijnë në pushtet, duke maskuar hajdutërinë me vota bordesh të përbërë nga militantë e pazarxhinj të partive, duhet futur urgjentisht nën hetim prej drejtësisë. Pse? Është koha, për të të zbardhur pisllëkun në “Albpetrol”, të bërë në bashkëveprim mafioz me koncesionet e pista të llojit “Bankers-Soros” në zonën Patos-Marinzë, por edhe me palaçon “San-Leon”, prej 4-5 muajsh nuk po u japin pagat naftëtarave. Sipas dosjes ekonomike-financiare, “Albetprol”, rezulton një “trust” hajdutërie që duhet te çlirohet nga kthetrat e mafies shtetërore që po e ushtron aktivitetin prodhues, koncesionar, taksativ e likujdues me letra false, me dosje fiktive, me afera korruptive, me transaksione plaçkitëse. Po vazhdojmë të publikojmë dosjen e krimit ekonomik financiar të “Albpterol”, të ndodhur në 15 muaj, me vlerë hajdutërie 15 miliardë lekë, dokumentuar nga auditi i kontrollit shtetëror, abuzime për të cilat fitet, se janë bërë vila e biznese luksi edhe matanë kufirit shqiptar… 

Falsifikim i prodhimit real të puseve të naftës
Rritja e shpenzimeve, jo në përputhje me rritjen e prodhimit vërtetohet edhe me faktin e raportimit me diferencë të prodhimit me atë të prodhuar në fakt, rezultuar nga verifikimi i prodhimit të 147 puseve, nga të cilët 45 kanë rezultuar me prodhim më të madh nga ai i raportuar me afërsisht 283 m3 në ditë. Ky testim është realizuar nga vetë “Albpetrol” në 4 mujorin e parë të vitit 2015. Mos deklarimi i saktë i prodhimit të puseve përbën devijim material të marrëveshjes nga ana e Kontraktorit dhe përbën abuzim në raportimin e saktë të të ardhurave dhe rrjedhimisht mos përcaktimin real të Faktorit R, i cili duhet të ishte më i madh se i deklaruari dhe mëi madh se 1. “Albpetrol” në bashkëpunim me AKBN duhet të merrnin masat përkatëse sipas përcaktimeve në marrëveshje për këtë qëllim.

– Nga ana e “Albpetrol” nuk janë audituar llogaritë kosto hidrokarbure pas shtatorit 2013, për të evidentuar mangësitë në raportimin e shpenzimeve të përfshira padrejtësisht në kostot hidrokarbure, madje është rënë dakord për shtyrjen e periudhës së auditimit të tyre, duke vënë në rrezik reflektimin e kostove të tjera të cilat mund të jenë raportuar fiktivisht në kosto hidrokarbure, në raste të dështimit të kontraktorit në përmbushjen e marrëveshjes, apo ndërprerje të njëanshme të saj.

– Kjo pasuri po shfrytëzohet keq dhe në kundërshtim me marrëveshjen hidrokarbure, pa marrë në konsideratë faktin se vetë marrëveshja është hartuar në mënyrë të disfavorshme për interesat e Shtetit.

– Krahas problematikës së mësipërme, kontraktori përpiqet të rrisë shpenzimet operative krahasuar me ato kapitale, të cilat shoqërohen me ulje të prodhimit pa ulur shpenzimet në tërësi, duke ndikuar negativisht Faktorin R.

– Peshën më të madhe në shpenzimet kapitale e përfshin hapja e puseve të rinj, hapja e të cilëve ka ardhur në rënie. Nga 163 puse të reja të hapura në vitin 2014, në vitin 2015 janë hapur 63 ndërsa në vitin 2016 asnjë. Zvogëlimi i numrit të puseve të reja të hapura nuk është shoqëruar me ulje të shpenzimeve respektive.

– Gjatë zbatimit të marrëveshjes, nga ana e Kontraktorit janë aplikuar teknologji dhe metoda të reja, me premtimin e uljes së shpenzimeve dhe rritjes së fitimit, por në fakt ka ndodhur e kundërta, shpenzimet rriten, prodhimi nuk rritet në raport me shpenzimet dhe të ardhurat gjithashtu nuk pësojnë rritje në raport me shpenzimet. Nëse do të merreshin masat e duhura për monitorimin e inspektimin e vazhdueshëm, auditimin në përputhje me standardet dhe zbritjen e kostove të pa justifikuara nga operacionet hidrokarbure, Faktori R duhet të ishte më i madh se 1, vite më parë dhe do të ishte realizuar fitim për Qeverinë Shqiptare në vlera të konsiderueshme. 

– Kontraktori, me shkresë nr. 352 prot., datë 23.03.2016, ka paraqitur programin e rishikuar për vitin 2016 duke rregulluar alokimin e zërave P&R ndërmjet shpenzimeve operative dhe kapitale në raport 70/30 (nga 50/50), bazuar në profilin e buxhetit të shpenzimeve (paraqitur me 11 shkurt 2016). Ndryshimi i këtij raporti është në kundërshtim me planin e zhvillimit të vitit 2006, rishikuar në vitin 2009. “Albpetrol” SHA dhe AKBN, duhet të paraqisnin pretendimet në lidhje me këtë ndryshim, si dhe duhet t’i referohej për zgjidhje ekspertit, në përputhje me nenin 8, Pika 8.3 të marrëveshjes hidrokarbure, si dhe pikën 7. 2. iii, c të licencë marrëveshjes, “Albpetrol” SHA dhe AKBN duhet të çonin çështjen për përcaktim eksperti, veprim i cili nuk është realizuar. 

Janë raportuar shpenzime operative në vlerë 60,881 mijë USD dhe shpenzime kapitale në vlerë 17,598 mijë USD. Vlera e raportuar në shumën 43,283 mijë USD ose 5,492,612 mijë lekë, është në kundërshtim me planin e zhvillimit. Këto shpenzime duhet të ishin monitoruar dhe audituar nga “Albpetrol” dhe të mos pranohej rritja e tyre, sepse shpenzimet kapitale janë zvogëluar (numri i puseve aktiv është zvogëluar) dhe rrjedhimisht duhet të zvogëloheshin edhe shpenzimet operative. Rritja e shpenzimeve si më sipër, ka ndikuar më tej në mbajtjen e Faktorin R më të vogël se 1.

– Deri në momentin e auditimit, nuk rezulton të jetë zgjidhur problematika e aseteve të përfshira nga Kontraktori, si kolateral për marrjen e kredive. “Albpetrol” SHA me shkresë nr. 2258 prot., datë 27.02.2015, drejtuar Kontraktorit, për dijeni MEI dhe AKBN, ka kërkuar informacion në lidhje me asetet të cilat mund të jenë vendosur si kolateral për sigurimin e ndonjë kredie. Kontraktori me shkresë nr. 327/1 prot., datë 18.06.2015, ka kthyer përgjigje shkresës së mësipërme, nga ku theksohet se siç është në dijeni “Albpetrol”, Kontraktori ka marrë kredi në tre banka, veprime të konsideruara nga kontraktori si në përputhje me marrëveshjen hidrokarbure.

AKBN me shkresë nr. 9827 prot., datë 17.11.2015, i është drejtuar bankave të nivelit të dytë me kërkesë për informacion mbi asetet e hipotekuara nga 5 kompanitë në marrëveshje hidrokarbure në fazë prodhimi.
Pazaret e pista të “Albpetrol” me AKBN, me koncesionarin Patos-Marinzë dhe me bashkitë Patos-Roskovec
Kompania “Albpetrol”, me shkresë nr. 7944/3 prot., datë 20.04.2016, ka rikërkuar nga AKBN dokumentacionin e paraqitur nga Kontraktori, për vendosjen e aseteve si kolateral, si dhe është kërkuar të vendoset në dispozicion çdo kopje e marrëveshjeve të kolateralit si dhe marrëveshjeve të kredisë që ka lidhur, të cilat duhet të jenë paraqitur pranë AKBN. Informacioni i kërkuar sa më sipër, është cilësuar nga “Albpetrol” si thelbësor në trajtimin e shkeljes materiale të njoftuar nga “Albpetrol” ndaj Kontraktori., sipas njoftimit të përsëritur me shkresë nr. 2258/3 prot., datë 02.10.2015. Kërkesa për dokumentacionin e mësipërm është ripërsëritur nga “Albpetrol” sipas shkresës nr. 7944/4 prot., datë 12.05.2016. MEI me shkresë nr. 2926/1 prot., datë 26.05.2016, nisur nga problematika e mësipërme, ka kërkuar bashkëpunimin ndërmjet “Albpetrol” dhe AKBN për zgjidhjen e këtyre problemeve. AKBN me shkresë nr. 3470/2 prot., datë 05.08.2016, drejtuar Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, MEI dhe “Albpetrol”, ka kërkuar opinion ligjor në lidhje me çështjen e aseteve në përdorim nga kompanitë që kryejnë operacione hidrokarbure në Shqipëri. AKBN me shkresë nr. 4813 prot., datë 16.06.2016, drejtuar AKBN dhe për dijeni MEI, ka ridërguar kërkesën për dërgim informacioni në lidhje me asetet duke theksuar se:

– Kërkesat e AKBN janë bazuar në nenin 17.2 të licencë-marrëveshjes.
– Kërkohet të bëhet menjëherë korrigjimi i aseteve të rikuperuara në pasqyrat financiare të kontraktorit si dhe në raportimet e tjera.
– Në rast të mospërmbushjes së detyrimit të mësipërm kontraktual nga Kontraktori, informohet se AKBN do të veprojë në përputhje me nenin 24.1 “E drejta e AKBN për t’a përfunduar” pika (a) “dorëzon me dijeni në AKBN deklarata fallco të cilat përbëjnë një konsideratë materiale për përfundim dhe/ose ekzekutimin e kësaj licencë-marrëveshje”.

– Për analizimin e situatës në zonën Patos-Marinëz, MEI ka nxjerrë Urdhrin nr. 89, datë 01.04.2015 “Për ngritjen e grupit të punës për analizimin e situatës në vendburimin e Patos-Marinëz”, pas incidentit të ndodhur gjatë shpimit të pusit nr. 5761. AKBN me shkresë nr. 651 prot., datë 23.04.2015, ka dërguar informacion për MEI dhe Ministrinë e Mjedisit mbi monitorimin e cilësisë së ajrit në zonën Patos-Marinëz, realizuar nga AKBN. Nga monitorimi ka rezultuar se, në pikën 1 (100 m nga vendi i shpërthimit) vlera e SO2 është 29.22 µ/m3, e cila është më e lartë krahasuar me normën e OBSH (që është 20 µ/m3). Po ashtu është monitoruar në pikën 2, ku vlera e SO2 është në nivelin 33.6 µ/m3 duke tejkaluar normën e OBSH me 68 %, mbi normat e lejuara ka rezultuara edhe NO2, si dhe përmbajtja e PM10, e cila kalon 4.5 herë normën e OBSH. 
“Albeptrol”, xhambazllëk kundër banorëve në Patos-Marinzë, në favor të “Bankers”, minimizoi dëmet në banesat dhe pronat e zonës
Procesi i konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve është iniciuar dhe realizuar nga Ish-Komuna Kuman, Bashkia Roskovec, Këshilli i Qarkut Fier dhe Prefekti i Qarkut Fier, me pjesëmarrjen edhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Nga vlerësimi ka rezultuar se, kanë pësuar dëme 118 subjekte, për të cilat është vlerësuar kompensim financiar me vlerë 305,309,451 lekë, kompensim i cili është ndarë në dy zona si më poshtë: Zona A, ku shtëpitë e banimit dhe objektet e tjera funksionale janë vlerësuar si të pa banueshme, sipas Vendimit nr. 17, datë 05.08.2015 të Këshillit të Bashkisë Roskovec janë miratuar 43 subjekte përfitues me vlerë 284,861,368 lekë, nga të cilët për 6 subjekte është bërë rivlerësim. Me 41 subjekte janë nënshkruar marrëveshjet e dëmshpërblimit dhe u janë ekzekutuar shumat përkatëse, për 2 subjektet e mbetura është në pritje të veprimeve të Bashkisë Roskovec. Për zonën B, ku shtëpitë e banimit dhe strukturat e tjera janë vlerësuar si pjesërisht të dëmtuara, sipas shkresës nr. 407 prot., datë 18.05.2015 të Komunës Kuman, janë miratuar 69 subjekte përfitues me vlerë 20,448,083 lekë, nga të cilat dy janë publikë (shkolla 9-vjeçare “Naun Doko” dhe ambulanca e Fshatit Marinëz). Me 61 subjekte janë nënshkruar marrëveshjet e dëmshpërblimit dhe u janë ekzekutuar shumat përkatëse. Tetë subjekte nuk janë dakord me masën e dëmshpërblimit të vlerësuar nga Komisioni i Vlerësimit dhe nuk kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshje me Kontraktorin, një pjesë e të cilëve janë në proces gjyqësor. Në auditimin paraardhës, KLSH ka rekomanduar analizimin e teknologjive që përdoren nga Kontraktori dhe ndalimin e tyre duke reflektuar efektet negative të përdorimit të tyre sipas përcaktimeve në marrëveshjen hidrokarbure. Nga auditimi nuk rezulton të jenë marrë masat përkatëse për këtë qëllim, megjithëse fenomeni i lëkundjeve të tokës dhe dëmtimi i pronave të banorëve të zonës ka vazhduar. Për këto dëme, banorë e zonës kanë paraqitur ankesa në instancat e larta shtetërore përfshirë dhe KLSH. “Albpetrol” SHA e cila është palë në marrëveshjen hidrokarbure me Kontraktorin, nuk ka marrë masa për eliminimin dhe gjetjen e zgjidhjeve afatgjata të shqetësimeve banorëve të zonës.
– Në marrëveshjen neni 21.2 përcaktohet: “Kontraktori do të bëjë tendera konkurrues për ndonjë shërbim të kryer në përputhje me çështjet e përfshira në një Program Vjetor dhe Buxhet, nëse shërbime të tilla pritet të kalojnë vlerën 2 milionë USD. “Albpetrol” mund të ndjekë hapjen e ofertave për të gjithë tenderat e tillë”. “Albpetrol” me shkresë nr. 8159 prot., datë 10.11.2015, ka theksuar faktin se, nga “Albpetrol” është kërkuar në mënyrë të përsëritur aplikimi i një sistemi prokurimi në përputhje me standardet ndërkombëtare të aplikuara në Industrinë e hidrokarbureve. Sa i përket punimeve të infrastrukturës është kërkuar në mënyrë të përsëritur zbatimi i legjislacionit vendas të fushës së ndërtimit. Çmimet e aplikuara për punimet e infrastrukturës janë në nivele shumë më të larta se çmimet e tregut ndërkombëtar apo vendor. Këto veprime janë konsideruar nga “Albpetrol” si thyerje marrëveshje dhe është bërë paralajmërimi përkatës, duke lënë një afat për marrjen e masave përkatëse sipas marrëveshjes për 6 muaj. Pavarësisht nga sa më sipër, “Albpetrol” nuk ka rezultate mbi mbikëqyrjen e procesit të prokurimit të realizuara nga Kontraktori.

Dy marrëveshje të tjera rezultojnë me detyrime ndaj “Albpetrol” me vlerë 113,357 mijë lekë
– Gjatë muajit mars 2015, është zhvilluar një ankand për shitjen e sasisë 100,000 ton naftë brut, në të cilën është përfshirë sasia 43,268 ton nga detyrimet para vitit 2015, nga e cila 13,656 ton sipas marrëveshjes për zonë Patos-Marinëz dhe 29,612 ton sipas marrëveshjeve për zonat Gorisht-Kocul, Ballsh-Hekal, vendburimet e Delvinës.

Në ankandin tjetër të muajit shkurt 2016, është shitur naftë brut në sasinë 30,000 ton në të cilën përfshihet sasia 16,544 ton detyrim para datës 31.12.2014. 

Si pasojë e shitjes në ankande të naftës brut nga sasia e detyrimeve të viteve 2014-2015, janë krijuar të ardhura të munguara për shoqërinë me vlerë gjithsej 427,105 mijë lekë, për arsye se, çmimi në bursa për këtë sasi ka qenë në nivele më të larta në momentin e lindjes së detyrimit kontraktual, krahasuar me atë të periudhës përkatëse të shitjes. Gjatë auditimit është konstatuar përdorim pa efektivitet të fondeve me vlerë 3,010,832 mijë lekë, të cilat në mënyrë të detajuar paraqiten si më poshtë: Gjatё analizёs sё pasqyrёs sё pozicionit financiar pёr vitin 2015, nga rezultoi se se zёri “Fitimi i pashpёrndarё paraqitet nё shumёn – 3,813,605,691 lekё, pra humbje, si rezultat i sistemimeve tё gjendjes sё produktit pranё tё tretёve pёr vitet 2011-2014 dhe rimarje amortizimi sipas raportit tё zvogёlimit tё kapitalit. Nё vitin 2011 drejtimi i shoqёrisё vendosi qё detyrimet pёr produktin naftё tё kompanive koncesionare ta konsideronte si gjёndje produkti tё gatshёm dhe ta pёrfshinte nё rezultatin e vitit ushtrimor. Pёr vitin 2011 vlera ishte 2,228,772,900 lekё, pёr vitin 2012 vlera ishte 3,707,683 lekё, pёr vitin 2013 vlera ishte 979,962,123 lekё dhe pёr vitin 2014 vlera ishte 602,841,613 lekё. Kjo mёnyre paraqitje ka shtrembёruar rezultatin e kёtyre viteve me shumat sa mё sipёr, mё tepёr duke pasur dhe efekte nё llogaritjen e tatimit mbi fitimin si dhe shpёrndarjen e dividentit pёr periudhat pёrkatese. Dividenti i mundshёm i kёtyre viteve duke ruajtur tё njёjtёn % tё aplikuar nga MZHETS nё ndarjen e fitimit tё vitit ёshtё 1,957,548,128 lekё dhe 757,308,663 lekё janё paguar duke mbetur 1,200,239,465 lekё pёr tu paguar. Diferenca prej 2,988,966,925 lekё qё MZHETS ka nё detyrimet e “Albpetrol” SHA do tё korigjohet me shumёn 1,200,239,465 lekё duke sjellё njё efekt ekonomik negativ nё vlerёn 1,788,727 mijë lekё pёr Buxhetin e Shtetit.
Gjendja e debitorëve dhe kreditorëve, zbatimi i ligjshmërisë për inventarizimin e pasurisë. 
Për sa i përket gjendjes së debitorëve dhe kreditorëve arrijmë në konkluzionin e një punë të dobët të shoqërisë “Albpetrol” SHA në arkëtimin e detyrimeve që të tretët kanë ndaj tyre vlerë e cila në total është 17,643,210,596 lekë si dhe nga mos arkëtimi i detyrimeve të lindura rishtas, të cilat vetëm gjatë këtij viti kapin vlerën 752,677,184 lekë, ndërsa gjendja kreditore me 31.12.2015 paraqitet në vlerën prej 8,389,953,006 lekë vlerë e cila vetëm për këtë vit është rritur me vlerë 564,402,202 lekë.

– Me akt-rakordimin e mbajtur midis dy shoqërive është shlyer fatura për kamat vonesa të prapambetura në shumën prej 644,031 mijë lekë, si rezultat i mos shlyerjes në kohë të faturave të energjisë elektrike me efekt financiar negative për shoqërinë “Albpetrol” SHA.

– Nga shqyrtimi i dokumentacionit të listë-pagesave të administratës së “Albpetrol” SHA, rezulton se në muajin gusht 2015, “Albpetrol” SHA ka kryer pagesa për shpërblimin e Grupit të punës të ngritur me Urdhër të Ministrit nr. 540, datë 20.07.2010, “Për përgatitjen e rregullores për shfrytëzimin dhe ruajtjen e mbi dhe nëntokës në blloqet e kërkimit dhe në vendburimet e naftës dhe/ose të gazit, gjatë kërkimit dhe në vendburimet e naftës dhe/ose gazit, gjatë zhvillimit të operacioneve hidrokarbure” të ndryshuar, 25 persona, nga të cilët 18 punonjës të “Albpetrol” SHA dhe 7 persona të tjerë i përkasin MEI-t, AKBN etj., me vlerë neto 2,167,500 lekë, duke përfituar shpërblim midis të tjerëve, Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës K.B, Administratori i “Albpetrol” SHA, Drejtori ekzekutiv i AKBN, Drejtori i Hidrokarbureve në Ministri etj. Një urdhër i tillë i ministrit të MEI-t është në tejkalim të komptencave të tij, duke rënduar koston e shpenzimeve të “Albpetrol” SHA për 2,167,500 lekë, duke kryer shpenzime pa asnjë lloj efektiviteti, për më tepër që ky dokument nuk është në kuadrin e veprimtarisë së “Albpetrol” SHA, si dhe nga shkresa e mësipërme rezulton se është një Rregullore e vitit 2010. Autoriteti Kontraktor në kundërshtim të plotë më dispozitat e prokurimit publik, ka përcaktuar një fond limit të paargumentuar dhe të pa dokumentuar. AK ka përllogaritur një fond limit të tejfryrë, i cili i ka shkaktuar një efekt negativ financiar ndaj buxhetit të kompanisë “Albpetrol” SHA, me vlerë 11,496,240 lekë. Kjo vlerë del si rezultat e verifikimit të analizës së çmimeve të realizuara nga AK, krahasuar me ato të miratuara sipas zërave të preventivit.
Sigal