Samuela Canaj/ Do kërkoja një njeri që të jetë i aftë, i zgjuar dhe me humor

526
Ka kohë që është një ndër modelet më të kërkuara shqiptare. Studimet në Gjermani tashmë e kanë lehtësuar artin e saj, pasi është në qendër të aktiviteteve në këtë shtet të fuqishëm. Samuela është e lidhur shumë me familjen. Zgjimi i mamit çdo mëngjes për të të përgatitur diçka për të ngrënë, shqetësimi i motrës qofte dhe për detajin më të vogël, përkujdesja e vëllait dhe ëmbëlsia e babait janë përcaktimi im i fjalës Dashuri, thekson ajo.
-Sfilata e parë a pati domethënie për ju?
Sigurisht që po. Ishte ajo sfilatë që më bëri të kuptoj se Modelingu ishte rruga që duhej të ndiqja.
-Cilat janë aktivitetet tuaja të fundit?
Në fakt nuk e quaj aktivitet por së fundmi i jam bashkuar një organizate jofitimprurëse për të ndihmuar njerëzit e moshuar këtu ne Gjermani. Është gjithmonë bukur të ndihmosh.
-Tashme është rritur numri i modeleve shqiptare, ndihet konkurrenca? 
Nuk është rritur numri i modeleve shqiptare por thjesht i vajzave qe “vetëquhen” modele. Pjesëmarrja në një konkurs të vetëm ose disa foto profesionale nuk të bëjnë të tillë.
-Përse tregu shqiptar i modelingut është ende shumë i ngushtë?
Sepse modelet ne Shqipëri nuk paguhen mjaftueshëm por mendoj se problemi kryesor është mënyra sesi Producentët reklamojnë Agjencitë e tyre.
-Po për shkollimin, cila është rruga që po ndiqni?
Shkolla ka qene gjithmonë parësore për mua dhe prindërit e mi.
Ketë muaj filloj shkollën e larte për Hoteleri Turizmi dhe Menaxhim ne Oldenburg gjermani.
-A e shihni të vështire gjuhën gjermane?
Sigurisht por ama është një gjuhe shume e bukur. Jam vërtet krenare për veten që arrita ta përvetësoj. Sigurisht kam akoma shumë për te mësuar.
-A do ta vazhdoni Modelingun?
Sigurisht që po, por, për momentin jam duke u përqendruar te shkolla por le të zbulojmë që ofertat kane filluar.
-Pse thuhet që modelet nuk janë të zgjuara?
Ne fakt kjo pyetje më ka nervozuar gjithmonë.
E pse nuk janë te zgjuara ato vajza që në një kohe të caktuar duhet të menaxhojnë axhendën e tyre duke gjetur kohë për familjen, modelingun, shkollën dhe shoqërinë? 
-Ku do i kaloni pushimet e verës?
Pushimet e mia verore fatkeqësisht janë vetëm 10 ditë, por këto do i kaloj me familjen time Berlin dhe në një zonë bregdetare.
-Çfarë të mërzit në Gjermani?
Koha. Gjithmonë ma duhet te marrim një xhaketë ekstra.
-A te mungon Shqipëria? Çfarë të mungon më shumë?
Më mungon edhe shumë madje. Sidomos tashme që është verë. Me padurim po pres që ta vizitoj. Më shumë më mungojnë të afërmit dhe kryesisht motra ime.
-A planifikoni të vini në Shqipëri? Kur?
Në Shqipëri do vij në muajin shtator për një periudhë dyjavore.
-Një moshë kur troket dashuria…? Ka një emërtim dashuria për ju?
Zgjimi i mamit çdo mëngjes për të të përgatitur diçka për të ngrënë, shqetësimi i motrës qofte dhe për detajin më të vogël, përkujdesja e vëllait dhe ëmbëlsia e babait janë përcaktimi im i fjalës Dashuri.
-Çfarë do të kërkoni te partneri juaj?
Do kërkoja një njeri që të jetë i aftë, i zgjuar dhe me humor.
– Rëndësia e parasë në një lidhje?
Nuk duhet te krijosh një lidhje me bazë paranë por duhet të pranojmë që ka rendësin e saj.
-A jeni në një lidhje?
Për momentin jo.
-Kush ju mbështet në zgjedhjet tuaja?
Mbi të gjitha familja ime dhe të afërmit.
-Personi që adhuroni në këtë botë? Pse?
Motra ime. Është personi më i fortë në botë. Është si një shtylle e palëkundshme që do gjejë zgjidhjen për çdo problem. Është femër e jashtëzakonshme. Është arsyeja pse unë jam kjo që jam sot dhe shembulli im në jetë.
-Shoqëria në jetën tuaj?
Luan një rol shumë të rëndësishëm. Dhe u jam shume mirënjohëse që janë pranë meje.
-Largimi nga Shqipëria përbën një sfidë për ju?
Po, por sfidat nuk më trembin. Di të përshtatem shumë lehtë me ndryshimet dhe Gjermania ishte padyshim një ndryshim shumë i bukur në jetën time
Sigal