Rolls-Royce prezanton ‘fantazmën e re’, veturën më të qetë në botë

625
Modeli më i qetë dhe më i avancuar teknikisht ‘Rolls-Royce Phantom’, u lansua mbrëmë në Londër.
Vetura është e dizajnuar në atë mënyrë që e bën atë dizajnin më luksoz në botë – dhe vjen me një çmim fillestar prej rreth 400,000 euro.
Modeli i ri madje hap rrugë për një veturë krejtësisht elektrike të Rolls-Royce, e gatshme për t’u përshtatur me rregullat qeveritare në Angli që thonë se deri në vitin 2040 do të ndalohen krejtësisht veturat me karburant.
Modeli limuzinë është mjaft luksoz, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
Falë motorit të tij 6.75 litërsh V12 turbo-binjak, të cilin shefat e quajnë “zemra që rrah në heshtje e Phantomit të ri”, vetura ka një shpejtësi maksimale të kufizuar elektrikisht në 250kmh.
Vetura mund të shkojë nga 0 në 100kmh në vetëm 5.3 sekonda. Se si duket vetura e re, mund t’i shihni fotot më poshtë:


Sigal