A e dini pse “Deti i Vdekur” ka këtë emër?

1148
Shpesh e keni dëgjuar si emër, “Deti i Vdekur”, apo ndoshta edhe e keni vizituar për pushime. Por a ju ka shkuar mendja përse e quajnë kështu? Emëritmin nuk e ka marrë për ndonjë fatkeqësi njerëzore, por në ujrat e tij nuk zhvillohet jeta e gjallesave të tjera. Deti i Vdekur ka marrë këtë emer nga përmbajtja të lartë e kripës, gjë që e bën të pamundur që jeta e gjallesave të lulëzojë në ujërat e tij. Deti i Vdekur përmban rreth 33% kripë dhe është afërsisht 8.6 herë më i kripur se një oqean, kështu duke fituar edhe emrin “Deti i Kripur”. Deti i vdekur gjendet në mes Izraelit dhe Jordanisë.
Sigal