Rekorde shitjesh për serinë e smartfonëve Samsung Galaxy S10

66

Shitjet paraprake në Rajon u rritën me 40% në krahasim me Galaxy S9

Shitjet e produkteve më të fundit të Samsung, Galaxy S10e, S10 dhe S10 + kanë filluar në më shumë se 70 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi, Kinë dhe Evropë dhe deri në fund të muajit pajisjet do të jenë në dispozicion në rreth 130 tregje. Në periudhën e shitjeve paraprake, shitjet ishin më të larta se të çdo smartfoni tjetër Samsung në Evropë, në një periudhë më të shkurtër se kurrë më parë.

Smartfonët më të fundit në serinë Galaxy S kanë arritur një performancë më të lartë, prej 40 për qind më shumë, në periudhën e shitjeve paraprake në rajonin tonë krahasuar me Galaxy S9 të vitit të kaluar. Samsung Galaxy S10 + në Evropë ka shënuar më shumë se gjysmën e shitjeve të saj, duke treguar trendin në rritje të përdoruesve që zgjedhin smartfona me performancë të lartë. Ngjyra e zezë është akoma ngjyra më popullore dhe përbën pothuajse 50 për qind të shitjeve totale të Galaxy S10.

Në Shqipëri, të gjithë klientët mund të blejnë me çmimin e rekomanduar të shitjes me pakicë 111,499L për Galaxy S10, 124999L për Galaxy S10+ dhe 92999L për Galaxy S10e. Galaxy S10, Galaxy S10 + dhe Galaxy S10e do të jenë të disponueshme në ngjyrën e zezë, të bardhë, të gjelbër, blu dhe të verdhë të ndritshëm, dhe Galaxy S10 + në dy modele premium: Porcelan i zi dhe rozë e çelët. Për shkak të interesit dhe kërkesës së madhe, smartfonat e ngjyrave të caktuara dhe me hapësira memoriesh të ndryshme do të jenë në dispozicion me pak vonesë.