Qyteti i parë pyjor në botë

604
Kina ka filluar ndërtimin e qytetit të parë pyjor në botë. Arkitekti italian Stefano Boeri është projektuesi i këtij qyteti, qëllimi i të cilit është lufta kundër ndotjes. “Qyteti i parë pyjor” i botës do të mbulohet kudo me bimësi.

Ai do të përbëhet nga pothuajse 1 milion bimë, me më shumë se 100 specie të ndryshme dhe 40,000 pemë, që do të thithin pothuajse 10,000 ton dioksid karboni dhe 57 ton ndotje; që do të prodhojnë afërsisht 900 ton oksigjen në vit.

Përveç kësaj, kalimtarët dhe turistët do të përballën me një pamje mahnitëse.
Sigal