Poloni, misteri i pyllit “të shtrembër”

593
Ky është pylli “Gryfino” në veri të Polonisë që padyshim ngjason me një vend të magjepsur. Hapësira e gjelbër që njihet ndryshe si “pylli i shtrembër” është shumë e veçantë për shkak të formës së pemëve.

Të gjithë pemët janë të përkulura në fillim të trungut të tyre dhe pavarësisht strukturës së tyre të çuditshme ato kanë vazhduar të rriten të larta për 80 vite. Origjina e fenomenit të 400 pemëve të pyllit “Gryfino” mbetet ende mister.
Sigal