Pini banane dhe kanellë një orë para gjumit

572
Mungesa e gjumit rrit rrezikun e hipertensionit , energjisë së paktë, depresionit, dobësisë dhe sëmundjeve. Në fakt, gjumi është pika në të cilën truri ka kohë të mjaftueshme të përpunojë dhe të tu japë energji aktiviteteve të përditshme. Gjumi rrit aftësinë për të pastruar trurin, për të rinovuar trupin dhe aftësinë për t’u përqëndruar
Arsyet më të zakonshme për një gjumë të dobët janë mangësitë në minerale, zakonet e varfër të të ushqyerit, ankthi dhe mënyra e jetesës. Siç tregohet nga hulumtimet më të fundit, 50-70 milionë amerikanë vuajnë nga çrregullime të gjumit dhe gjumi i dobët. Si pasojë, janë shumë njerëz që ndjehen nervozë dhe të lodhur. Për fat të mirë, banania dhe çaji i kanellës i konsumuar para gjumit mund t’ju ndihmojë të zgjidhni këtë problem.
Banania
Bananet kanë shumë kalium dhe magnez, minerale që përmirësojnë cilësinë e gjumit. Këto minerale kur merren në sasi të minimizuar ose kur eliminohen nga dieta, ndikojnë negativisht në nivelin e kortizolit dhe bëjnë që venat dhe muskujt të lëshohen.
Kanella
Kanella ofron përfitime të shumta shëndetësore. Ajo ka shije dhe aromë jashtëzakonisht të këndshme dhe ndihmon në lehtësimin dhe relaksimin e trupit. Përveç kësaj, ajo ndihmon edhe në tretje.
Si ta përgatisim…
Përbërësit
1 litër ujë
1 banane
1 lugë gjelle kanellë pluhur
Përgatitja
Hiqni skajet e bananes dhe vendosini në ujë. Lëreni ujin derisa të vlojë për 10 minuta. Pastaj, nëpërmjet kullesës hidheni në një gotë të madhe. Së fundi, shtojini kanellë. Konsumojeni këtë pije të shijshme një orë përpara se të shkoni në shtrat për gjumë.
Sigal