Për herë të parë Belén Rodriguez thyen heshtjen, flet për ndarjen

555
Belen Rodriguez thyen heshtjen për ndarjen nga bashkëshorti i saj Stefano De Martino dhe i kundërvihet gosipeve të sajuara rreth tyre.
“Këto momente janë tepër të vështira për të gjithë. Vetëm ne e dimë se si kanë shkruar gjërat.
Jam shumë e lodhur, duke lexuar budallallëqe pa fund, e lodhur që përshkruhem si ajo që nuk jam”- ka thënë show-girl-ja argjentinase nga Lortina, ku ndodhet prej disa ditësh me mikeshat për pushime.
Por ajo që e ka irrituar më shumë Belen kanë qenë fjalët e sajuar për të.
“Urrej gënjeshtrat, nuk mundem më që të lexoj shkrime false për mua, të cilat tregojnë për jetën që bëj.
Gjithçka që është shkruar rreth meje, nga A-ja tek Zh-ja nuk është e vërtetë”- përfundoi Belen Rodriguez.
Ndërsa Stefano De Martino i ka kaluar pushimet në shtëpi me vogëlushin, Santiago.
Vetëm pak ditë më parë në media u bë publike ndarja Belen Rodriguez Stefano De Martino, me anë të një njoftimi nga avokati i çiftit.
Sigal