Një pallat i ri për çiftin Beckham

508
Çifti Beckham dhe katër fëmijët e tyre ndonëse kanë një vilë me vlerë 31.5 milionë paundë në Londër dhe pushimet verore i kalojnë në Los Angeles, sërish nuk janë të kënaqur . Sipas “MailOnline”, David dhe Victoria pasuria e të cilëve arrin në total shifrën e 210 milionë paundëve duan një shtëpi në fshat. Pallati i ri që ka zgjedhur çifti më i përfolur për momentin është vërtet madhështor. Më konkretisht bëhet fjalë për një pronë me sipërfaqe prej 8900 metrash katrorë në Gloucestershire e vitit 1640, e cila ndër të tjera përfshin një pishinë dhe gjithashtu një fushë tenisi për aktivetet familjare sportive. Vlera e kësaj shtëpie është 5.4 milionë paund.

Mësohet se shtëpia së fundmi i është nënshtruar një restaurimi intensiv duke u përshtatur më së miri me shekullin e 21-të, me një kuzhinë të dizajnuar nga Clive Christian, sistem ngrohjeje të avancuar dhe gjithçka që mund t’i nevojitet një familjeje moderne. Kohët e fundit mediat kanë shkruar se David dhe Victoria mund të jenë në prag divorci, dhe për këtë arsye aludohet se vendimi për të blerë një shtëpi të re ka ardhur pasi çifti do të shpëtojë martesën 16-vjeçare. Megjithatë çifti I kanë hedhur poshtë thashethemet në media, duke këmbëngulur se gjërat mes tyre shkojnë më së miri.
Sigal