Një nga dy laguna në Gjirin e Vlorës me kushtet e Ramsar

787
Nga Gëzim LLOJDIA
1.
Një udhëtim në gjirin e Nartës, përbënë një atraksion. Afrohem, drejt flladit përkëdhelës të kësaj ngrohtësie,në çdo pulitje sysh gjej një fushëpamje të cilën e zbuloj me ëndje,zhytur thellësive me rrymë të nëndheshme ,që vjen duke shpërthyer. Gjiri i Vlorës, rrethuar nga brigjet e sheshtë, me thellësi të vogla, mbyllur nga shpatet e malit Lungara dhe gadishulli, shkojnë deri mbi lartësitë 840 m. Në këtë gji deti është i çuditshëm motivi peshkatar. Sa e sa përpjekje të lëna pas, anije të braktisura nga pamundësia e lundrimit,përplasen me dallgët duke u përballur me guximin e tyre të pamposhtur,çdo rikthim në pikën e nisjes bëhet lajtmotivi i orëve të pafund të pritjes. Ankoruar në brigjet e shpirtit peshkatar,që kurrë nuk u përkul nga të gjitha vështirësitë, serish një nerv jete mbijeton duke sjellë shpresën, që kurrë nuk mbytet, kaltërsitë e premtuara mbeten të dlira në nostalgjinë, e cila nuk mund të shlyhet me asgjë. Sipas të dhënave të siguruara nga: Gef/UNDP – ruajtja e ligatinave dhe ekosistemeve bregdetare ne rajonin e Mesdheut, Fondi shqiptar i zhvillimit, Albanian Development, Instituti i kërkimeve Urbane: Territori administrativ,sot nënë veresi të njësisë administrative përfshinë një sipërfaqe prej 12,000 ha nga të cilat 42 km katror janë të përbëre nga pasqyra ujore e Lagunës së Nartës. Një vijë bregdetare prej rreth 10.5 km në detin Adriatik. Pjesa tjetër e territorit shtrihet në lartësitë e kodrave, që rrethojnë qytetin e Vlorës në pjesën verilindore dhe lindore. Disa kufij imagjinarë janë përkufizuesit e saj në jugperëndim nga Orikumi ,në veri verilindje nga Novoselë. Ishulli i Sazanit dhe Laguna e Nartës. Laguna e Nartës është e njohur në nivel ndërkombëtar për shkak se përmbush kërkesat e Ramsarit. Laguna mbyllet me kepin e Triportit.

2.
Sa njihet :Gjiri i Vlorës dhe kepi i Treportit? Fjalët e pathëna si muzgje të heshtura që vijnë radhe-radhe, një shi i imët u mbulon ndjeshmërinë duke i mbajtur afër dhe përkëdhelur,është një mallëngjim që pushton anë e kënd gjithësinë e këtij eklipsi. Pemë të larta kapin qiellin e mundësive duke iu rikthyer gjithmonë thellësive hapet në pambarim. Hapet një dritare në këtë fushëpamje. Atje tej një jehonë,që fshihet i hap sytë agimeve të përndritura,përgjumje e kudondodhur më vjen si fjalë e ligë duke mërmëritur. Gjiri i Vlorës i përcaktuar me këto përmasa:19 km i gjatë dhe 16 km i gjerë. Fillon me Kepin e Triportit, përfundon me Kepin e Gjuhëzës. Kepi i Treportit ndodhet në lagunën e Nartës. 3. Treporti në listën e qyteteve antike. Vlora ka 5 qytete antike: Amantia, Olympia, Cerja, Orikum, Treporti. Triporti: është një rrip toke, në forme istmi shtrihet 8 km në veriperëndim të Vlorës, shkruhet në planin e zhvillimit të saj,midis lagunës së Nartës në lindje dhe detit në perëndim. Relievi i këtij rripi toke krijohet nga kodrina të ulëta, që shkojnë deri në 80 m. Në zona të tjera rripi i tokës është shumë i ulët dhe përbëhet nga një rërë e hollë edhe e bardhë (zona e Kavalonës në lindje të Nartës). Në të kaluarën lidhja e lagunës së Nartës me detin realizohej nga tre hyrje nga të cilat sot funksionon vetëm dy. Në pjesën me të gjerë e më të lartë të Triportit gjendet fshati i Zvërnecit, në pjesën jugore të së cilës që zgjatet drejt detit janë zbuluar mbetje të një porti antik. Aktualisht aty ku zinte fill murri janë ndërtuar dy godina të mëdha 4-5 kate bar restorante, të cilat duken se kanë cenuar pjesë të murrit. Nëse bankina ishte gjuhë e ngushtë, për 200-300 m në thellësinë e detit, rrënoja mund ti shikosh me sy të qetë nga kodra ku dikur ishte pjesë e një garnizoni ushtarak. Shkëmbinjtë e gjuhës, që ngrihen 0.5-1 m mbi ujë, luajnë rolin e një valëthesi natyral, i cili krijon një zonë të qete të mbrojtur mjaftë mirë prej dallgëve. Në të vërtetë këta shkëmbinj, që thyejnë dallgët ngjasojnë me ca nëndetëse të vogla, gjysmë të zhytura nënë syprinën e ujit. Gjurmët e kohëve te hershme gjenden fare pranë bregut dhe kodrës prej materiali shtufi, që zbret thikë në det. Çfarë ndërtimi i kohëve të vjetra i përket një ndërtesë me përmasa të rregullta katrore,që shquhet jo më shumë se 30 m nga bregu në brendësi të ujit?Një barrierë e madhe prej blloqesh në distancë prej 500-600 m nga bregu shquhet nga përplasja e dallgëve përmbi barrierë. Kjo barrierë, që mund të ketë qenë pjesë e portit mund ta ndjekësh në fare pak sekuenca kohe ,ndërsa shuhen dallgët për tu rikrijuar ose në ditët kur moti është i qetë dhe deti s’ka valëzim. Gjithë hapësira e madhe e këtij kepi tregon se përmasat e tij edhe sipas mendimit të studiuesve kanë qenë ndër më të mëdhatë për kohën e vet. Kur është gërmuar për herë të fundit në Treport? Frymëmarrja e fundit e këtij qyteti nuk është regjistruar në memorien shekullore, por gjykohet se nga shekulli i III pas Krishtit të ketë ndalur “ora “e këtij qyteti dhe ekzistenca e vet, qytetit. Trandje historike me gjithë gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime. Shekujt e IV-V si në të gjitha qytete antike,që ka Vlora si Olympia,Cerja dhe Triporti të ketë si bazë zhvillimin e jetës pikërisht në këta shekuj si dhe të ketë dominuar në të gjitha zhvillimet historike, qytetare, ekonomike, në zonën e vet. Mjegullinat me gjithë cirnosjen e tyre kanë si epilog harresën. Në të vërtetë Triporti u gjet vonë. Muret e tij mbetën nën errësirën e kohës dhe nën valëzimin e ujërave të detit. Një distance rreth 7-8 km, për t’u gjendur në gjirin e Vlorës .

3.
Ku gjendet Narta? Në burimet e të gjitha ujërave të kristalta,aty ku humb kuptimi i kësaj kohe dhe hapësirave të qenësishme. Nëse mundesh bëje të çele fushëpamjen që lundron në një det të pafund,thellësitë le të mbeten mirazhe të largëta. Udhëtar,merre me vete të gjithë magjinë që sjell gjiri parajsës mrekullore të Nartës. Mes petale lulesh shkrihesh e bëhesh njësh kësaj hijeshie,bari i njomë lëshon aromën dehëse dhe kudo përhap frymë ripërtëritjeje, natyrë moj e ëmbla që sjell ngazëllimin depërtues. I mbyll sytë, duke të imagjinuar të tjera ardhmëri dhe ngjitje lartësive,j çasti i mbetur ndërmjetësisë mes kulmeve dhe skajeve,lërmë të prehem e qetë në këto lugina të mrekullisë parajsore. Në veri të qytetit aktualisht gjendet, fshati i Nartës, ngritur buzë ujërave të lagunës, rrethuar nga kodra të buta të mbuluara me vreshta nga të cilat prodhohet një prej verëra në mënyrë artizanale,por tepër cilësore. Banesat tipike të ulëta rrugicat dhe në jug stadiumi, në fusha e braktisur, kur dikur skuadra “Adriatikua” gjendej në kategorinë e dytë. Dikur, njihej për prodhimin e Vloshit. Në jug të fshatit ku zë fill pylli mesdhetar ndan lagunën nga deti,vetëm tre vjet më parë Qendër komune, sot një njësi administrative me det dhe plazhin e madh, ka në territorin e saj një ndër dy lagunat e Gjirit të Vlorës, laguna e Nartës për nga madhësia mund të shkruhet si: laguna e dytë, me sipërfaqe 4.180 hektarë. Laguna e Nartës është përcaktuar në një plan zhvillimi administrativ ajo përbën një ekosistem të rëndësishëm natyror. Laguna e Nartës është e njohur në nivel ndërkombëtar me një numër shpendësh ujor me më tepër se 48.700 lloje. Për tre lloje, zona pret 1% të numrit të përgjithshëm. Në dimër, me tepër se 23% e shpendëve ujor të Shqipërisë strehohen në këtë zonë. Në të gjenden 195 lloje shpendësh, ndërsa kordoni që ndan lagunën nga deti është i mbuluar me pyje mesdhetare. Kjo është një pikë mjaft e mirë për observimin e shpendëve ujore si dhe për peshkimin. Ujërat e lagunës janë të pasura me peshk, sidomos ngjala dhe levrek. Laguna mbyllet me kepin e Triportit, i cili së bashku me kodrën e pyllëzuar përbën një kompleks natyror mjaft të bukur turistik. Disa të dhëna:Laguna e Nartës është sipërfaqja ujore kryesore e zonës. Pjesa veriore e e saj transformua në kripore sot mbulon një sipërfaqe prej afro 1 500 ha. Laguna e Nartës është vendosur ne zonën Vlore-Myzeqe, ne pjesën jugore të deltës së Lumit të Vjosës. Ajo, përfshin zonën nga Grykëderdhja e Vjosës deri ne Kepin Triport. E gjithë zona prej Grykëderdhjes se Vjosës, përfshire fshatrat Bishan, Novosela, Cerkovina, Panaja, Narta, karakterizohet nga dominimi i fushës bregdetare aluvionale që shtrihet gjatë bregdetit të ulet ranor. Kriporja dhe lagunat ndahen nga një digë prej 13.8 km2 . Laguna e Nartës (2 900 ha) ndahet nga deti prej një brezi ranor, i mbuluar në pjesën më të madhe të tij prej pyllit të pishave. Laguna komunikon me detin nëpërmjet dy kanaleve artificiale. Kanali jugor është 200 m i gjatë, 6-48 m i gjerë dhe 0.2 -1.8 m i thellë. Kanali verior është 800 m i gjatë, 11-60 m i gjerë dhe 0.3-0.5 m i thellë. Kanali ka një debit prej 2.2 – 4.3 m 3 /s. Të dy kanalet bllokohen shpesh për shkak të mbushjes nga sedimentet. Laguna ka një thellësi mesatare prej 1.2 m. Thellësia maksimale arrin 2.08 m ndërsa thellësia minimale është 1.08 m. Si çdo lagunë tjetër e këtu regjimi ujor është ne varësi të baticë-zbaticës. Një ndikim të madh kanë erërat. Era jugore ul nivelin e lagunës me 20-25 cm, ndërsa era e veriut ngre nivelin me 15-20 cm. Uji i lagunës është tepër i kripur me shifra në pikun e verës kapin vlerën 78.0 0 /00. Kur sasia e ujit të ëmbël është mjaft e ulët dhe kur kanalet e komunikimit janë të bllokuara nga mbushjet, një sipërfaqe prej afro 1 000 ha thahet ndërsa një pjese tjetër prej afro 800 ha kap një thellësi prej 10 cm.

4.
Gjiri i Nartës shquhet për shpezët me një habitat të pasur. Gjiri i Vlorës dhe zona e Nartës,kryesisht janë studiuar nga mjaftë organizata si dhe ente shtetërore .Gjiri i Nartës shquhet për bollëkun e shpesëve dhe peshkut të gjolit. Mirëpo sasia e peshkut e ardhur nga laguna ,vetëm rënie ka pasur. Disponojmë disa të dhëna të përfshirë nën një hark kohor, 30 vjeçar në sundim të dy regjimeve. Gjate periudhës 1975-1990 kapjet vjetore te peshkut ishin afro 55 kg/ha (d.m.th. 1 590 kv/vit) me një maksimum prej 70 kg/ha (2 023 kv/vit) në vitet 1980-87. Afro 30% e prodhimit vjetor përbehej nga gaforret (Carcinus aestuarii). Sipas të dhënave, numri i peshkatarëve dhe kapjet kanë shënuar rënie në 50 vet, ndërsa zëniet e peshkut në tërësi në vitin 2003 ishin 46 kg/ha ose 1 340 kv/vit. Llojet kryesore të peshkut janë qefulli (katër lloje të ndryshme), ngjala, levreku, kocja dhe aterina. Struktura e peshkut dominohet nga qefulli. Llojet me vlera të larta si: levreku,kocja përbejnë vetëm 25 % te zënieve. Këto sasi janë 2-4 here më të ulëta se në lagunat e tjera bregdetare të Shqipërisë. Llojet të pasura te makro-zoobentos (gjallesa të thellësisë në nivel të përgjithshëm) janë bivalvoret Cardium edule dhe krustacet si Gaforrja. Iktiofauna është e ngjashme me atë të Lagunës se Karavastasë, por paraqet dominim te Ngjalave, Aterines, Celikut dhe llojeve të ndryshme të Qefullit. Laguna strehon një avifauna interesante veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. Zogjtë që ndeshen me shpesh, në lagunë janë: Pula e ujit, Cafka e përhime, Karabullaku i detit, Karabullaku i vogël, Kredharaku i vogël, Kuqla qafëgjelbër, Rosa kërre, Kryekuqe e madhe, Marsakja, Bajza, Çafka e madhe e bardhe, Çafka e kuqërremtë, Laraska e detit, Qyrylyku këmbëqirizë, Pulëbardha kokëzezë, Pulëbardha e argjendtë.

Sot peshkimi punëson diku te 50 peshkatarë, dhe të kutjosh se në fillim viteve ’90, ishin 200. Zonat e peshkimi përfshijnë lagunën e Nartës, Limopuan, Derdhjen e vjetër të lumit Vjose, lagunën e Kallënges, lumin Vjosa dhe brezin litora.

5.
Laguna e Nartës ka në vetvete problemet e saj. Citojmë disa: Janar, 2017. Pas 60 vitesh një fenomen i rrallë natyror ngjau në lagunën e Nartës, sipërfaqja ujore e lagunës ngriu nga moti i ftohtë , ndërsa banorët dhe peshkatarët nuk janë munduar shumë për të kapur peshkun. Produkti kryesor i lagunës ngjala sipas ankimit të peshkatarëve për kapjen e ngjalës dhe mbledhjen e rasatit të peshkut përdoren mjete shumë të imëta që dëmtojnë produktin, që bie në rrjetat e tyre. Por nuk është ky i vetmi shqetësim për këta peshkatarë, që bashkërisht kanë marrë nën administrim një pjesë të lagunës. Gjuetia , e paligjshme e peshkut. Fenomeni drejt zhdukjes të pelikanit dhe shpendëve të tjera që dikur kishin për disa muaj vendqëndrimin e tyre në këtë vend është frenuar me ligjin e moratoriumit.

6.
Muza ime mund t’i shtojë nektarin këtij gjiri të begatuar.

Fotografi në liqen/Shpezët flenë në lagunë,/nën dritëzën e hënës, /një kaçurrel i vetmuar , pozon përmbi kërcu.

Ardhja e shpesëve
Erdhën natën. /Në fshehtësi./ Kurrkush nuk i pa/. Si erdhën?/Ishin ftohur nga rruga. Besoj kanë udhëtuar trumba-trumba./Viset e tyre i kishte mbyllur dëbora./ U rehatuan anës liqenit në kallamishte./Zbardhëronte laguna nga tufa e tyre të ndarë dhe në çifte. 

Ikën shpesët
Sot liqeni vajtonte./ Mbytur nga vetmia./ Ujërat dallgëzonin./Ikën shpesët. /Kurrkush nuk i pa. /Si ikën? Nuk e di./I kanë besuar natës./ Për të udhëtuar ./Me hënën e ngrënë./Në mëngjes do të popullojnë ,/liqenin e viseve të tyre./Pika e lotit mbeti. /Mbi hapësirën pa skaj të liqenit.

Peshkarexha
Kjo peshkarexhë e vogël/,direku i saj rrëzuar,/gjysma e saj shoshitur përmbi valë,/dhe gjysma tjetër në breg ankoruar./Sipër reve hënon ,një hënë e argjenduar,/herë e shfaq dhe herë e fsheh,objektin e vetmuar./-Moj varkë e vogël, asete-rrëzuar,/Ku janë sonte peshkatarët flokë kaçurrel,/në ç’pijetore kthejnë gota,në ç’pijetore rrinë menduar?
Sigal