Një dhuratë speciale për Dafina Zeqirin

54

Gjatë festave të fundvitit të gjithë marrim dhurata
dhe mund të quhet një nga periudhat më të bukura të vitit pikërisht për këtë
shkak.

Këngëtarja njohur Dafina Zeqiri ka marrë një dhuratë
me të vërtetë shumë të bukur dhe të vecantë. Behet fjalë për një dhuratë
artistike , harta e gdhendur e Kosovës.

Këngëtarja e njohur nuk e ka zbuluar personin që e
ka surprizuar megjithatë mund të themi se është një ide e veçantë për ta bërë
dhuratë.

E gjitha harta shkëlqen edhe më shumë në ambient të
errët dhe këngëtarja ka zgjedhur ta ndajë këtë surprizë me ndjekësit e saj.
“Trepca of Kosovo” shkruan Dafina në foton e publikuar pak orë më parë në
Instastory.