Familjarët refuzojnë trupin e vrasësit të ambasadorit rus në Turqi

438
Sigal

Trupi i terroristit që
vrau ambasadorin rus në Turqi, Andrey Karlov do të prehet në varrezat e
Bashkisë. Kjo pasi familjarët e tij kanë refuzuar me çdo kusht që të marrin
trupin e Mevlut Mert Altintas.

I riu mbeti i vrarë
fill pasi kreu aktin ekstrem duke qëlluar me 8 plumba ambasadorin, gjatë kohës
që ky i fundit ishte duke mbajtur një fjalim në një galeri arti në Ankara.
Ngjarja në fjalë ndodhi më 19 dhjetor në kryeqytetin turk.

Pavarësisht se kaloi
kohë, asnjë prej të afërmeve të tij nuk pranoi të shkonte në morg të tërhiqte
trupin e tij.