Nesër do të lexoni/ Sjelljet e prindërve me paraadoleshëntët dhe adoleshentët

638
Xhulia MARASHI 
Sigal

Psikologe

Për të pasur statusin e një prindi të kujdesshëm duhet që të jesh jo thjesht prind biologjik. Por të të karakterizojë kujdesi i vazhdueshëm ndaj fëmijes Një rol shumë të rëndësishëm që fëmija të mos pësojë trauma, e ka edhe një mësues, një psikolog apo gjithkush që ka marëdhënie me para adoleshentët dhe adoleshentët, komuniteti ku ai rritet, p.sh motra apo vëllai. Për këtë target moshe duhet të këte kujdes të madh. Eksperienca ime si psikologe në disa qendra dhe shkollimi im jashtë vendit më sugjeron të jap këshilla për prindërit si të përformojnë me fëmijet e tyre, ku duhet të përqëndrohen që të jenë të suksesshëm e të rrisin fëmijë pa trauma. Kam kohë që punoj dhe në një qendër sociale e kam hasur probleme të jashtëzakonshme të mardhënieve të vështira që shpesh artificialisht vetë prindërit i krijojnë duke mos pasur eksperiencën e duhur në komunikim dhe drejtimin e fëmijës në kurse të shumta apo dhe duke mos iu dhënë mundësitë për t’u ushtruar në ato gjëra në të cilat fëmija ka vërtet talent. 
Një mama shumë e përkushtuar me rrëfen: Kam dy fëmijë njëri në moshën 9 vjeç dhe tjetri në moshën 12 vjeçare. Ky i dyti ka një ndryshim të jashtëzakonshëm në sjellje prej dy muajsh dhe familja ime po kalon një makth të vërtetë, ai mbyllet në dhomën e tij me çelës, ose ngre zërin e muzikës e nuk na dëgjon, ose përgjigjet me fjali të shkurtra, ndonjëhere dhe fyese e me zë të lartë, i ka rënë interesi për shkollën, unë ndjehem një nënë e lodhur, se krejt papritur m’u shkatërrua harmonia në familje. Mos ndoshta nuk kam qënë nje nënë e mirë për djalin tim?!