Nëse i thoni një mashkulli që pëlqeni këto 5 gjëra, ai do zhduket. Kujdes!

764
Ekspertët mundohen të na paralajmërojnë për gjëra që kanë rëndësi për ne.
Nëse një femër i thotë këto gjëra një mashkulli që pëlqen, me shumë siguri ai do zhduket dhe do e humbasë. Sa jeni në kohë, mundoheni të shmangni pikërisht këto gjëra.
1. Nëse do më doje, nuk do e bëje këtë
Ndjenja e fajit nuk nxit intimitetin dhe bashkëpunimin.
Në vend të kësaj, provoni t’i thoni : “Do të thotë shumë për mua nëse nuk do e bëje këtë gjë”.
2. Ti gjithmonë, ti kurrë
Gjithmonë dhe kurrë janë fjalë që nxisin mosmarrëveshjet e çifteve. Provoni të shpreheni në këtë mënyrë: “Ndihem e lënduar, trishtuar, mërzitur, frustruar, frikësuar kur …”.
3. Unë nuk jam problemi, je ti 
Një deklaratë e tillë ka mundësi që partneri të ndihet në faj. Në vend të kësaj, provoni: “Të dy ne ndoshta po kontribojmë në këtë situatë. A mund të flasim për mënyrën se si ta bëjmë më mirë?”
4. Mos u bëj kaq i ndjeshëm dhe dramatik
Etiketimi është fyes. Në vend të kësaj, provoni: ” A mund të më ndihmosh të kuptoj më mirë ndjenjat e tua ?”
5. Duhet të marrësh përgjegjësitë e tua
Përgjegjësia nuk mund të jepet, ajo mund të merret. Nëse e thoni këtë gjë, do e shkatërroni lidhjen tuaj.
Në vend të kësaj, provoni: “A mund t’i qartësojmë rolet tona? Si e shikon përgjegjësinë tënde dhe përgjegjësinë time në këtë situatë?”
Sigal