Arrestohet 35 vjeçari në Durrës, lëvizte me armë pa leje

743
Një 35-vjeçar, i cili qarkullonte me armë pa leje është vënë në pranga e policisë së Durrësit.
I arrestuari është Nael Shala alias Fatri Krasniqi, nga Kavaja.
Gjatë kontrolleve të uniformave blu në aksin Golem-Durrës, ai u kap në Plepa duke udhëtuar si pasagjer në një makinë tip Benz. 35-vjeçarit Shala iu gjet një pistoletë Berata me 17 fishekë, të cilat u sekuestruan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal