Ndahet nga jeta “Heroi” Bud Spencer

104
Ka ndërruar jetë pasditen e sotme aktori i mirënjohur për shumë shqiptarë Bud Spencer. Lajmi është konfirmuar nga i biri Giuseppe Pedersoli. “Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte “Faleminderit”.”, kjo ka qenë edhe fjala e djalit të Bud Spancer. Për shqiptarët ai njihet gjerësisht edhe si “Polic këmbëmadhi”. Me rolet e tij ai u kthye një personazh i dashur dhe heroik në të gjithë botën.
Bud Spencer ka lindur më 31 Tetor 1929 në Napoli. Ai u kthye në një aktor Italian të njohur dhe komedian i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan partnerin e tij Terence Hill. Karriera e tij fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrullë gjatë viteve 70-dhjeta kur së bashku me aktorin tjetër komik Mario Girott, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pelqyeshëm për publikun.
Perveç aktrimit Bud Spencer ka qenë edhe një ish-notar profesionist gjithashtu edhe prodhues filmash, Gjithashtu ai është diplomuar për juridik dhe po ashtu kishte qenë edhe pilot helikopteri dhe ai kishte hapur një fond për bursa për studentet e rinj.