NASA do të “shkatërrojë” asteroidet që nisen drejt Tokës

529
Një anije kozmike një ditë mund të shmangë asteroidet që mund të godasin tokën. Projekti është në fazën paraprake të projektimit sipas NASA-s.
Pjesë e një koncepti bashkëpunues midis NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), pritet të devijojë trajektoren e shkëmbinjve hapësinorë që vijnë drejt Tokës.
Tashmë kur është dhënë drita e gjelbër për dizenjimin, ekspertët në agjencinë hapësinore të SHBA janë duke u përgatitur për një test hapësinor të jashtëm në vitin 2022.
“DART do të ishte misioni i parë i NASA-s për të demonstruar atë që njihet si teknikë e impakteve kinetike – duke goditur asteroidin në mënyrë që të zhvendosë orbitën e saj”, tha zëdhënësi i NASA-s Lindley Johnson.
Misioni i parë i DART-it është të kapë një sistem të vogël, jo kërcënues asteroid të njohur si Didymos.
E ndërtuar nga dy shkëmbinj hapësinorë, midis 160 metra dhe 780 metra në gjatësi, Didymos do të kalojë Tokën në një distancë ndërmjet viteve 2022 dhe 2024.
Sigal