Naomi Campbell, ‘diva’ e modelingut

557
Ikona e modelingut Naomi Campbell pak ditë më parë u përfol për një censurim të fotos topless të publikuar në llogarinë Instagram. Por duket se “inati” i saj nuk ka përfunduar me kaq, pasi sërish 45 – vjeçarja ka publikuar foto të nxehta në këtë rrjet social. Supermodelja këtë herë është zhveshur për revistën Vogue, duke treguar edhe njëherë trupin i cili duket gjithnjë i ri. Në këto foto bardh e zi, Campbell ka ruajtur imazhin e saj dinjitoz si modele, duke u ekspozuar në mënyrë perfekte para objektivit.
Sigal