Lidhja juaj nuk e ka të gjatë, nëse nuk dini këto 8 gjëra për partnerin tuaj

667
Në një lidhje të gjatë dhe serioze, është e rëndësishme të dini disa detaje dhe informacione lidhur me partnerin tuaj.

Edhe pse shumë prej nesh nuk do të bënin një hap para nëse nuk do dinin disa fakte lidhur me personin tjetër, por është e rëndësishme të kuptoni dhe këto aspekte të jetës së saj/tij që lidhja të zgjasë e shëndetshme:

1. Si i menaxhon të ardhurat
Është e rëndësishme të dini si partneri juaj shpenzon paratë, nëse është në borxhe dhe si duken kursimet e tyre. Edhe pse jo çdo çift përfundon duke bashkuar llogaritë bankare, në një moment do ju duhet të kontribuoni në ambientin ku jetoni nëse vendosni të jetoni së bashku, të martoheni apo edhe të keni fëmijë.

2. Mendimet e tij lidhur me fëmijët
Mund të duket si një temë që ka kohë për të folur dhe mbase mund të “trembë” partnerin tuaj, por pikërisht kështu kuptoni pikëpamjet tuaja lidhur me familjen.

3. Nëse është fetar apo/dhe i përfshirë në politikë
Nëse opinionet dhe qëndrimet tuaja lidhur me fendë dhe politikën nuk përputhen, si mund të qëndroni në lidhje me dikë që për më tëpër mund të bëhët prind i fëmijës tuaj?

4. Si e sheh jetën
A kërkojnë të jenë gjithmonë në lëvizje? Të udhëtojnë? Të eksplorojnë? Apo kënaqen me gjëra të vogla dhe të zakonshme të jetës se përditshme? Sido që të jetë dy të kundërta pavarësisht se tërhiqen nuk zgjasin” përgjithmonë”.

5. Si e percepton seksin dhe intimitetin
A kanë tradhtuar më parë? Këtë detaj duhet ta dini. Nuk është e thënë se do ndodhë edhe me ju, pasi njerëzit ndryshojnë me kalimin e kohës, por bëni mirë të jeni në djeni. Gjithashtu dëshirat tuaja seksuale dhe nevoja për seks është një temë shumë e rëndësishme për t’u diskutuar pasi është faktori , ndoshta më kryesor, që një lidhje të ketë sukses.

6. Si kujdesen për shëndetin
Kjo është e rëndësishme pasi ndikon edhe në shëndetin tuaj. Sigurohuni që ju dhe partneri juaj të bëni një jetë të shëndetshme dhe aktive.

7. Nevoja e tij për hapësirë
Çdokush ka nevojë për hapësirën e tij/saj personale dhe kjo duhet të reflektohet edhe në një lidhje. Është e rëndësishme të ketë një mirëkuptim në këtë temë, pasi mund të përfundojë sa hap e mbyll sytë.

8. Si reagon në rastin e një konflikti
Kjo nuk ka lidhje vetëm si ziheni, por si silleni me pas, dhe për një çift është tepër e rëndësishme të flitet. Që një lidhje të zgjasë duhet më shumë se dashuria dhe romanca. E gjitha lidhet me faktin se, sa mirë ju të dy përputheni dhe jeni të sinqertë kur diskutoni për tema të rëndësishme si këto.
Sigal