Modelja Gegiçi përgënjeshtron lidhjen me Ledrin: “Më martuat me një shok të mirë”

542
Pas mesazheve në Instadirect të reperit Ledri Vula dhe modeles Dorina Gegiçi të publikuara në media ka reaguar edhe modelja përmes një fotoje në Instagram. Ajo shfaqet duke veshur një fustan nusërie si pjesë e punës së saj si modele e njëkohësisht shkruan:
“Punë, punë ps përgenjeshtroj gjithë ato titujt ‘romantik’ në gazeta. Për pak sa nuk më martuan me një Shok shumë të mirë, theksoj kur të jem ne lidhje do ta deklaroj vete, asgjë smë pengon…,”-shkruan modelja. Njëkohësisht ka reaguar edhe reperi Vula duke hedhur poshtë spekulimet për një lidhje mes tyre. 
Sigal