Aretha Franklin ndalon transmetimin e një dokumentari për jetën e saj

568
Këngëtarja amerikane e soul-it, Aretha Franklin ka ndaluar premierën e një dokumentari për jetën e saj nëpërmjet një urdhri të gjykatës, njoftuan organizatorët e festivalit te filmit “Telluride” në Kolorado.
Franklin tha se filmi “Amazing Grace” përmban shumë muzikë nga koncertet dhe albumet e saj, që shkelin të drejtën e autorit.
Filmi u xhirua fillimisht nga Sydney Pollack, i cili vdiq në vitin 2008.
Ai kishte filmuar pjesë të filmit duke filluar nga viti 1972, por ishte i pakënaqur me cilësinë e materialit dhe e vuri projektin në pritje.
Produceti, Alan Elliott e rimori dhe e përfundoi filmin.
Urdhëri i gjykatës kufizoi vetëm festivalin e vogël në Kolorado, sipas gazetës “The New York Times”.
“Amazing Grace” është planifikuar të shfaqet në fund të muajit në festivalin e Filmit në Toronto, që Franklin nuk e ka kundërshtuar ende./ATSH/
Sigal