Meta Dullaj:Për hir të famës do të bëja edhe kompromise!

823
Sigal

INTERVISTA/ Flet Kërcimtarja & Këngëtarja e muzikës popullore shqiptare, Meta Dullaj

E bukur, energjike , seksi dhe me shumë adrenalinë. Kjo është Meta këngëtarja e suksesshme shqiptare, e cila po korr sukses në fushën e muzikës të vendit tonë. Ajo është një ndër femrat më të bukura për t’u marrë shembull në stil, edukatë dhe veshje. Pjesëmarrëse në disa evente dhe kompeticione muzikore, ku ka shkëlqyer me performancat e saj, gjithashtu, ka realizuar edhe disa videoklipe muzikore.

… Në një intervistë ndryshe, këngëtarja e njohur shqiptare rrëfen me detaje jetën e saj jashtë ekranit, pasionet e vegjëlisë, ambiciet profesionale, dashurinë e madhe për botën e televizionit & spektaklit, si dhe sekretin që e bën kaq të dashur për publikun shqiptar… Për më tepër, ju ftojmë të lexoni këtë intervistë që kemi përgatitur me këngëtaren super seksi Meda Dullaj …

Përshëndetje Meda, si po kalon në këto ditë të bukura pranverore?
Në fakt unë çdo lloj stine e kaloj bukur. E përgjithshmja mirë, por pak e ngarkuar me koncerte dhe aktivitete të ndryshme muzikore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kërkesat kanë ardhur në rritje dhe nuk i kam refuzuar. Pa sakrifica nuk mund të arrish asgjë.

Përveç muzikës, cilët janë pasionet e Medës?
Pasioni më i madh i jetës time janë festivalet dhe muzika, por nuk ngelet pas baleti, televizioni, aktrimi dhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës. Pra janë disa pasione, por jo aq shumë sa t’u ngatërroj emrat. Shumica janë ato që më ndihmojnë në të kënduar, më ndihmojnë për të parë botën me sytë e së vërtetës. Bota duket shumë e madhe, por në fakt është aq e vogël sa që s’e mendon. Vetëm kur lëviz nga një kontinent në një tjetër atëherë beson sa e vogël është ajo.

Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?
Të gjithë personazhet publikë janë në qendër të vëmendjes, dashur pa dashur. Njeriu në jetë do që të bëhet dikush, do që të lej një emër ndryshe s’kishte se si zhvillohej kaq shumë bota e spektakleve, bota e këngës. Për t’u bërë e famshme do të bëja edhe ndonjë kompromis me vetveten.

Të prekin thashethemet që dëgjon për veten?
Thashethemet në momentin e parë prekin këdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtësi, kupton që bëhet fjalë vetëm për fjalë boshe dhe pa bazë i anashkalon. Njerëz të boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej. Nëse nuk kanë gjë më të mirë për të bërë në jetën e tyre se të merren dhe të fantazojnë për dikë tjetër, sigurisht që, nuk do të mundem unë t’ua ndryshoj mendimin ose rutinën e përditshme. Në fund të fundit pa thashethemet bota do të ishte pak e shurdhët dhe pak memece. Edhe ato po të ruajnë sensin e masës janë një pjatë e mirë ushqimi për një kategori njerëzish.

Cilat janë impenjimet aktuale të Metës?
Sigurisht që, janë të shumtë. Koncerte dhe aktivitete të ndryshme muzikore brenda dhe jashtë Shqipërisë, punët në studio etj..

Kujt i beson më shumë këshilla në lidhje me veshjet që përdor nëpër koncerte?
Më pëlqen stili im personal dhe jam vetë ideatore e veshjeve të mia. Pra nuk dua ndikim. Imazhin e veshjes e përcjell tek vetja ime, duke ditur shijet e mia.

Çfarë e bën një artiste të jetë e suksesshme?
Në radhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty ku ajo dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh këngëtare sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Unë personalisht kam tre parime në jetë, të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë çka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.

A merresh me palestër, pasi shohim që linjat e tua trupore janë perfekte?
Mirë do të ishte, por fatkeqësisht koha ime është e limituar. Linjat e mia janë natyrale, por sigurisht mosabuzimi kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike.

Le të kalojmë pak tek jeta private e Metës. Vazhdon të jesh single, apo është një mashkull në jetën tënde?
Jeta private shkon shkëlqyer, kaq mund të them. Kam dhe unë sekretet e mia, kam dhe unë diçka që dua ta ndaj me veten apo jo. Ndaj përgjigja është e qartë.

E re në moshë dhe me sukses mbi supe, ky quhet guxim?
Edhe guxim, edhe punë, edhe ëndërr, edhe një horizont drejt të ardhmes time. Përqindja e guximit është e madhe, por 100 % është puna ime, pasi ëndrra tashmë po bëhet realitet. Më pëlqen të qëndroj tek e para, pasi po nuk guxove nuk arrin të mësosh as suksesin, as dështimin. Njeriu mundohet t’i ketë të dyja këto gjëra dhe mes tyre të bëjë një balancë të ndershme.

Çfarë ëndërroje të bëheshe kur ishe e vogël?
Ëndrrat e mia fëminore kanë qenë të ndryshme, saqë kur i kujtoj më vjen për të qeshur. Fillimisht doja të bëhesha Ministre, më pas aktore, ka qenë një moment që doja të bëhesha dhe ambasadore.

 Cilët janë miqtë më të mirë të Medës?
Mikja ime më e mirë është parukierja ime e dashur, Rita, e cila kujdeset, ideon dhe stilon pamjen time, gjithashtu, edhe dietologjia Anjeza Bena.

Nëse jetës tënde do i vendosje një ngjyrë, cila do ishte Ajo?
Ngjyra e bardhë, pa diskutim. E bardha është pastërti, rregullsi, pasqyrë ndjeshmërie, frymëzim.

Ju etiketojnë si një femër e bukur, në fakt do të donim të dinim, cili është sekreti i bukurisë dhe freskisë tuaj?
Siç e thashë dhe më sipër, gjithçka është natyrale dhe sigurisht gjenetike, mendoj unë.

Meta & kuzhina. Cila është pjata juaj e preferuar?
Supa me perime & Prodhimet e detit kryesisht. Por frutat s’i vë në dyshim.