Ledri Vula flet për videoklipin e ri: Kërkova ndihmë, por askush s’më ndihmoi

575
Këngëtari nga Kosova, Ledri Vula ka folur rreth këngës së fundit ‘U harrum’ si dhe videoklipin të cilin e ka realizuar në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.
Ai ka thënë për ‘Reload’ në RTV Dukagjini se xhirimet kanë zgjatur nga 12 orë për dy ditë dhe se ato i ka financuar vet në Portugali.
“Kemi punuar dy ditë nga 12 orë deri sa klipi është xhiruar. Të gjitha xhirimet janë bërë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë. Unë e kam pasur ëndërr të vizitoj Portugalinë. Të gjitha gjërat janë financuar prej meje në shtetin portugez, edhe pse kam kërkuar ndihmë”, ka thënë ndër të tjera Ledri Vula.
Sigal