Lamtumirë luanë? Shfarosja e gjashtë masive ka nisur tashmë…

104
Po ndodh një “asgjësim biologjik” i vërtetë të kafshëve të egra. Ne jemi në mesin e zhdukjes së gjashtë (tashmë të njohur) masive të historisë së Tokës. Dhe kjo është shumë më serioze se sa ishte menduar, vetëm disa vjet më parë.
Mbipopullimi, shfrytëzimi i territorit dhe ndryshimet klimatike janë shkaqet kryesore të këtij fenomeni, që kërcënon mbijetesën e qytetërimit njerëzor. Afati kohor për të vepruar po zvogëlohet dita-ditës.
Studimi, i publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, shmang tonet përgjithësisht të matura, tipike të artikujve shkencorë dhe nuk mohon terma të tillë si “asgjësimi biologjik” ose fraza të tilla si “sulmi i frikshëm mbi themelet e qytetërimit njerëzor”.
Këtyre përfundimeve “dramatike” u shtohet Gerardo Ceballos nga Universidad Autonoma de Mexico Nacional, i cili tha: “Situata ka arritur një nivel të tillë që nuk do të ishte etike të mos përdorej një gjuhë kaq e fortë”.
Studimet e mëparshme kanë zbuluar tashmë se ne po përjetojmë zhdukje masive, por humbja e biodiversitetit nuk dukej se po ecte aq shpejt, sa theksohet në studimin e fundit. Është zbuluar se një e treta e mijëra specieve që kanë humbur deri në 50 përqind të individëve të tyre nuk i përkasin specieve në rrezik zhdukje, dhe humbja ka ndodhur në dekadat e fundit.
Për disa gjitarë të mëdhenj humbja në krahasim me shekullin e kaluar ka arritur gjithashtu 80 përqind. E gjithë kjo do të thotë se së shpejti do të kemi një numër të madh speciesh që do të arrijnë fazën e rrezikimit dhe do t’i shtohen atyre që tashmë janë në rrezik sot.

Rezultate imazhesh për lion