Kylie Jenner së shpejti do të ketë serialin e saj televiziv

261
…por emri nuk na pëlqen aspak!
Le të flasim pak për projektin më të ri të Kylie-t. Mesa duket më e vogla e familjes Kardashian do të ketë së shpejti serial e saj të “Keeping Up with the Kardashians”, por këtë herë çdo gjë do të përqendrohet tek ajo. Seriali, i cili na zhgënjeu paksa nga emir, quhet “Life of Kylie” dhe do të transmetohet në E!. Një sezon do të ketë nga 8 seri, të cilat do të zgjasin 30 minuta. Ajo që do të shihni është jeta e Kylie-t si biznesmene, dizenjuese mode, autore, yll televiziv, ikonë stili dhe si themeluesja e Kylie Cosmetics. 
Për të gjithë fansat e saj, sigurisht që ky është një super lajm. Për pjesën tjetër, asgjë e veçantë!