KQZ nis procesin zgjedhor me skandal, bën tender 90 milionë dhe e anulon mbasi nuk e dinte që ia lejonte… ligji

Përparim HALILI

Çudia/Denar Biba ka qenë Kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, ku gjykonte shkeljet ligjore që bëheshin me tenderët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar në “Buletinin e prokurimeve Publike”nr. 15, datë 18 prill 2017, njoftimin zyrtar për anulimin e një tenderi me objekt “Blerje kancelari për zgjedhjet 2017” për fushatën zgjedhore. Është krejt normale të anulohet një procedurë prokurimi, për motive të përligjura si mosparaqitje pjesëmarrësish, për shkak të vlerës së lartë që paraqesin subjektet, apo për pengesa administrative e siç ndodh shpesh me anulimin e tenderëve edhe për mos realizim pazaresh mes palëve shtet-privat! Mund të ndodh edhe për moszbatim ligji. Por kur anulimi bëhet për mosnjohje ligji, kjo është skandaloze, mbasi siç dihet institucionet kanë drejtori juridike, të cilat lejojnë ose jo nisjen e procedurave. Po kështu, kanë edhe Komisione të Vlerësimit të ofertave (KVO), të cilët përveç specialistëve të objektet të tenderit kanë edhe juristë! Një skandal I tillë ka ndodhur në KQZ e cila njofton se ka anuluar tenderin me vlerë totale 90 milionë lekë. Pse? Sepse KQZ nuk e dinte që e lejonte ligji ta zhvillonte këtë tender! Mirë ndonjë shef apo nëpunës në sektorin juridik të KQZ ndoshta është me diploma universitare “kleringu” dhe nuk e njeh ligjin, po kryetari i KQZ, juristi “ekselent” Denar Biba, si është e mundur që nuk e njeh ligjin mbi prokurimet? Si është e mundur, që profesor Biba nuk e di se cilët objekt tenderimesh duhet të kryej e cilët jo, mbasi deri në datën 9 dhjetor ka qenë nënkryetar i KQZ dhe qysh prej datës 4 nëntor 2016 është kryetar i KQZ?! E për më tepër, si është e mundur që kryetari i KQZ, nuk e dinte që nuk e lejonte ligji ta zhvillonte këtë tender, kur ai ka qenë Kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), institucion i cili verifikonte dhe gjykonte shkeljet ligjore që bëheshin me tenderët?! 

Ja njoftimi zyrtar, për anulimin e tenderit 90 milionë lekë

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE (KQZ)
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për Prokurimin Publik", i ndryshuar, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, njofton për anulimin e procedurës së prokurimit “Kërkesë për propozim”, me objekt “Blerje kancelari për zgjedhjet e 2017”, me fond limit Buletini Nr. 15 datë 18 Prill 2017, me fond limit 7.591.032,5 lekë (shtatë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e një mijë e tridhjetë e dy presje pesë) lekë pa TVSH parashikuar për t’u zhvilluar në datë 07.04.2017. Anulimi i kësaj procedure prokurimi bëhet bazuar në nenin 24 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor…” 


Bashkia e Korçës, tender 12 milionë lekë për të botuar 3 numra reviste “për arritjet e kryetarit të bashkisë”

BASHKIA KORÇË 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: BASHKIA KORÇË, Adresa Rr.28 Nëntori, Tel/Fax 082 243353, E-mail bashkiakorce@gmail.com, Faqja në Internet www.bashkiakorce.gov.al 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për propozim 
3. Objekti i kontratës: Prodhim i revistës periodike Korça 
4. Fondi limit: 975.000 lekë, pa TVSH. 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: nga data e lidhjes së kontratës deri në 31.12.2017 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 24/04/2017, Ora: 11:00 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 24/04/2017(dd/mm/vvvv) Ora: 11:00

Gëllçi i RTSH-s bën “qokë” 66 milionë lekë, tender për pajisje ndriçimi me qira tek firma e nëpunësit të “pallatit kryeministror”

RADIOTELEVIZIONI SHQIPTAR (RTSH) 
1. Autoritetit kontraktor: RadioTelevizioni Shqiptar, Adresa: Rr: Ismail Qemali, Nr:11, Tiranë. 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkese për Propozim me mjete elektronike 
3. Objekti i prokurimit: “Marrjen me Qira të Pajisjeve për Studiot e Transmetimit”, ndarë në 2 lote: 
4. Fondi limit total : 5,598,290.40 (pesë milion e pesëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë pikë dyzet) lekë pa tvsh, vënë në dispozicion nga fondi i RTSH-së, 
5. Loti I : Marrje me Qira Led Wall me fond limit 4,106,590.44 (katër milionë e njëqind e gjashtë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë pikë dyzet e katër) lekë pa Tvsh. 
6. Loti II: Marrje me Qira Ndriçim Led me fond limit 1,491,699.96 (një milion e katërqind e nëntëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH.
7. Data e zhvillimit të tenderit: 24.04.2017 ora 10.30 
8. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve, data: 24.04.2017 ora 10.30

Anulimi dhe përsëritja e tenderëve, “marifet” i drejtuesve për të finalizuar pazaret e përfitimeve

QENDRA SPITALORE "XH.KONGOLI" ELBASAN 
Autoriteti kontraktor Qendra Spitalore "Xh.Kongoli" Elbasan, Ju njofton se ne lidhje me tenderin me objekt “BLERJE KITE DHE REAGENTE DHE MATERIALE KONSUMI LABORATORI”, qe do te zhvillohej me dat‰ 30.03.2017,ora 12.00 , anulohet loti mungesë konkurrence. 

ALBPETROL SHA PATOS 
Autoriteti Kontraktor Albpetrol sha Patos, njofton se anulohet procedura e hapur me objekt “Shërbim i Ruajtjes se pronës” Loti 3, i parashikuar për t’u zhvilluar ne date 20.03.2017 ora 10.00, për arsye te përllogaritjes gabim te fondit limit.

FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR 
Në mbështetje të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, Kreu III, Neni 24, pika 1/a si dhe të shkresës të ardhur nga Agjencia e Prokurimit Publik me Nr 4890/1 Prot datë 28/03/2017 me permbajtjen përkatëse dhe vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik Nr.122/3/2017 datë 27/03/2017 për pezullimin e procedurës dhe për ndryshim në dokumentet e tenderit ,situate kjo e cila e ben te pamundur vazhdimin e procedurës ,arsyetim të cilin e kemi shprehur dhe në shkresën drejtuar KPP_së me Nr1576 Prot datë 04/04/2017 nga ana e Autoritetit Kontraktor ,në këto kushte: V E N D O S A: 

Anulimin e procedurës së prokurimit me objekt “Prodhimi i formularëve dhe kartave të shëndetit” me fond limit 21,553,902.58 (njëzet e një milionë e pesëqind e pesëdhjetë e tre mijë e nëntë qind e dy pikë pesëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH, e cila do të hapej në datë 06.03.2017 në adresën zyrtare të APP – së (www.app.gov.al), 

NDERMARRJA E UJITJES DHE E KULLIMIT, BASHKIA FIER 
Autoriteti Kontraktor Ndërmarrja e Ujitjes dhe e Kullimit, Bashkia Fier bazuar ne Ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, neni 24 pika 1/ç njofton se procedura e prokurimit “Kerkese për Propozim” me objekt “Riparime për mjetet e renda” e zhvilluar me date 23.03.2017 ora 11:00, anullohet për shkak te skualifikimit te operatoreve ekonomike pjesëmarrës në këtë procedure prokurimi, pasi oferta e paraqitur nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.