Sulmi terrorist, Hollande mbledh Këshillin e Mbrojtjes

417
Ashtu sikurse komunikoi edhe mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Francës, François Hollande, ka thirrur mëngjesin e sotëm Këshillin e Mbrojtjes, në të cilin do të diskutohet rreth sulmit të dyshuar terrorist si dhe rreth një strategjie për të siguruar mbarëvajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen të dielën.

Në pallatin presidencial kanë mbërritur të gjithë Ministrat e qeverisë si dhe zyrtarë të tjerë të lartë, ndaj pritet të shihet se çfarë vendimesh do të merren pas diskutimeve.

Aktualisht, Franca është në një gjëndje të jashtëzakonshme, e megjithatë një sërë situatash kanë treguar se incidentet mund të ndodhin nga momenti në moment.

Pas mbledhjes, pritet të shihet nëse do të ketë një prononcim nga Presidenti, apo nga zyrtarë të tjerë të lartë, për të njoftuar vendimet që do të merren.
Sigal