Komedia brilante “1 edhe 1 bëjnë 3”

568
Sigal

“1 edhe 1
bëjnë 3” komedi e shpejtë dhe brilante nga Ray Cooney, të shtunën dhe të
dielën ora 20:00, në TKEKS. Xhon Smith, një shofer i zakonshëm taksie, ka një
grua të dashur me emrin Meri në një banesë në Wimbeldon dhe një tjetër grua të
dashur me emrin Barbara që jeton në një banesë tjetër vetëm katër minuta larg.
Kur ai heroikisht përpiqet të shpëtojë një grua të vjetër nga dy grabitës
rruge, goditet nga çanta e plakës dhe merr vëmendjen jo vetëm të spitalit, por
edhe të policisë. Kur dy detektivë të ndryshëm
fillojnë t’i parashtrojnë shumë pyetje, Xhoni fillon të nxitojë sa këtej e
andej mes dy grave të tij, duke u përpjekur të zgjidhë rrëmujën martesore që ai
vetë ka bërë.
Gjërat përkeqësohen edhe më
shumë kur miku i tij i papunë, Stanlei, përpiqet ta ndihmojë në këtë mashtrim,
por ai thjesht i çon situatat edhe në më komike, kur detektivi i policisë beson
se Xhoni dhe Stanlei janë gej.