Klinton Zeqiraj:Dashuria zgjat përgjithmonë, për aq kohë sa është e sinqertë

1237
Sigal

INTERVISTA/ Flet moderatori dhe modeli Klinton Zeqiraj

-Për të gjithë ata lexues që nuk kanë mundur të ndjekin këto kohë karrierën e Klintonit, a mund të na thuash me çfarë po merresh tani?

Sapo mbarova shkollën dhe sezonin e provimeve dhe tani është koha për disa pushime (qesh).

-Çfarë keni planifikuar këtë verë?

Këtë verë do të jem ne qytetin tim dhe pranë familjes time në Sarandë, kështu që andej do i kaloj pushimet. Gjithashtu mund të lëviz edhe në shtetin fqinj, Greqi, por sigurisht dhe pushime me të dashurën.

-Kur dhe si do t’i futeni sërishmi botës së spektaklit?

Do të jem sërish moderatori i spektaklit “Hapa në pasarelë” edhe për sezonin e ardhshëm, ku këtë herë do të jetë ndryshe nga sezonet e kaluara, por do të dëshiroja që ky sezon i ri i ardhshëm të më rezervonte dhe diçka tjetër, që un e kam ne kokën time, përsa i përket botës së artit, mendoj t’i futem dhe rrugës së aktrimit.

-Si po ecën dashuria e re e Klintonit?

Shumë mirë deri tani.

-Kush shfaq më shumë shenja xhelozia?

Renada është më tepër xheloze, dhe unë sigurisht, por ajo i ka më të theksuara.

Sa zgjat një dashuri e sinqertë për Klintonin?

Zgjat përgjithmonë, përderisa është e sinqertë.

Cilat janë femrat më të preferuara në sjellje dhe karakter?

Zakonisht meshkujt pëlqejnë ato tipe femrash, të cilat u ecin mbas fijes së muhabetit, por këto kohët e fundit kam zbuluar tek vetja se më pëlqen ajo lloj sjellje tek femrat në momentin që tregohen të thjeshta, vetvetja dhe pa komplekse kundrejt të dashurit të tyre, dhe pak të përkëdhelura.

-Mendimi juaj për bashkëjetesën?
Kohët e fundit duke qenë se pothuajse rrimë përditë me Renadën, ajo kalon shumicën e kohës tek unë, kështu që do ta quaja një lloj interesant bashkëjetese, më pëlqen.

-Si model ndihesh ende i vlerësuar?

Po sigurisht, edhe pse njeriu ose më saktë artisti nuk është i kënaqur asnjëhreë në unin e tij, qëndron gjithmonë dëshira për të eksploruar gjëra të reja tek vetja.

-Cili është mendimi juaj për zgjedhjet e fundit?

No coment!

-A keni menduar të merreni me politikë?

Pse jo, varet çfarë të rezervon jeta.

-Keni thënë se do ikni në Amerikë a është e vërtetë?

Hahahaha në fakt ka qen një status i imi para ca ditësh në rrjetin social facebook ku pata shumë reagime, por ka qenë thjesht në formë humori, dhe jo i vërtetë.

-Cili vend të pëlqen për pushimet verore?

Me pëlqejnë shumë ishujt si: Santorini, që mbahet si një nga ishujt e të dashuruarve, dhe preferoj shumë dhe plazhet e Rio De Janerio, janë të mrekullueshme.

-A të pëlqejnë vendet malore?
Jo s’janë në guston time.
-Cila është veshja e preferuar verore?

Pantallona xhins të shkurtër, me ngjyra, ndonjë këmishë ose t-shirt me ngjyra, sigurisht me ngjyra të larmishme duhen përdorur dhe veshur sidomos gjatë stinës së verës, por pa harruar këtu edhe aksesor si orë, byzylyk etj.

-Po rrobat e banjës të preferuara?

Varet s’kam ndonjë të preferuar, por edhe tek këto mos të mungojnë ngjyrat verore.

-Cilat janë syzet e preferuara për verë dhe ngjyra e tyre?

“Guçi” dhe ngjyra e bardhë sepse dominon shumë kur ke marrë edhe ngjyrën e plazhit.

-Kush është ushqimi i preferuar në verë?

Shalqiri (ahahah) e ha shumë shalqirin dhe e konsumoj shumë gjatë verës.

-A mban dietë dhe cila është dieta verore apo ushqimi?

Jo nuk kam mbajtur ndonjëherë dietë, sepse s’kam pasur nevojë, dieta verore është të mos konsumojmë ushqime që përmbajnë shumë yndyra dhe kalori. Preferoj shumë frutat e detit.

-Në plazh të pëlqen të shkosh me familjen, shoqërinë apo me të dashurën?

 Më pëlqen të shkoj më te trija rastet që përmende, kur ndihesh mirë në pranin e tyre.

A keni menduar të bëni ndonjëherë plazh nudo?

Po, dhe po mu dha rasti do bëj.

-Cilat janë këngët e preferuara të fundit?

Preferoj më shumë këngët ritmike, house, latine, etj., por edhe ajo klasike n momente të caktuara pse jo.

-A jeni pro martesave gay?
Çdokush ka preferencën e vet seksuale s’jemi askush për të paragjykuar nëse çdo person ndihet mirë me partnerin qoftë i të njëjës gjini qoftë dhe jo, kjo s’përben asnjë problem.