Kladjona Ramadani: Në prill përfaqësoj Kosovën në “Model & Talent World 2015”, në Antalya

619
Kladjona Ramadani- Little Miss Galaxy 2015 Në Bansko të Bullgarisë pikërisht në Green Life Ski & Spa Resort u zhvillua gara ndërkombëtare për fëmijë: Little Miss & Mister Galaxy 2015. Në këtë garë morën pjesë shumë fëmijë të shteteve të ndryshme të botës si, Bullgaria, South Afica, Franca, Maqedonia, Hungaria, Estoniae, Brazili e te tjera dhe në mesin e tyre Kosova dhe Shqipëria. Kosovën e përfaqësoi vajza 6 vjeçare nga Prishtina Kladjona Ramadani kurse Shqipërinë e përfaqësoi vajza 16 vjeçare nga Rahoveci, Dudije Cena. Të dy përfaqësueset ishin të përzgjedhura nga Drejtoresha Nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë znj. Sidrita Sadikaj dhe të zyrtarizuara nga drejtoresha e përgjithshme e Little Miss& Mister Galaxy, z. Irina Papazova. Kladjona Ramadani është 6 vjeçare në klasën e parë në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ajo është nxënëse e shkëlqyeshme në mësime, merret me aktivitete të ndryshme, balet, këngë dhe tani së fundmi dhe me modeling te KSSID-Models me producente Sidrita Sadikaj. Kladjona ka fituar shumë çmime të ndryshme në Kosovë në Festivale të këngëve për fëmijë. Ajo ka marrë dhe çmimin e parë në festivalin që është zhvilluar në qytetin e Ferizait. Në garën ndërkombëtare për fëmijë. Në Little Miss & Mister Galaxy 2015 Kladjona përfaqësoi Kosovën denjësisht dhe fitoi çmimin e parë: Little Miss Galaxy 2015 dhe dy çmime të tjera: “Best of the Best Talent 2015” dhe Green Life Resort 2015, diplomën dhe shumë dhurata të ndryshme. Kladjola për Gazetën “Telegraf” thotë: “Jam e lumtur që kam përfaqësuar Republikën e Kosovës dhe shumë e gëzuar që kam fituar çmimin e parë, kisha rastin të njihem me shumë fëmijë të botës, shkëmbeva eksperiencat me ta. Gjuha e vetme për komunikim për mua ishte Arti dhe Talenti. Jam e lumtur që jam në KSSID – Models me producente Sidrita Sadikaj. Në muajin Prill unë do të përfaqësoj përsëri Republikën e Kosovës në Festival Model & Talent World 2015 ne Antalya. Kam besim se do të jap të gjitha mundësitë e mia që të kthehem përsëri me fitore në Kosovë. Faleminderit të gjithë që më përkrahin dhe veçanërisht prindërit e mi për kujdesin e veçante që tregojnë për mua. Ju dua shumë të gjithëve”.
Sigal