Këngëtarja Lili Gjidodaj: Ju rrëfej momentet e mia më të vështira

538
Sigal

Është e bukur, e dashur, e qeshur,  por mbi të gjitha, është një ndër këngëtaret më të preferuara për publikun, e cila në një intervistë për “Telegraf”  vjen në një rrëfim ndryshe, ashtu si nuk e keni parë ndonjëherë. Lili Gjidodaj,  e cila prej vitesh performon në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për herë të parë vendos të vijë me një rrëfim ndryshe. Lili ka vendosur të  na tregojë për herë të parë disa nga sekretet e saj që nuk i dinim deri tani.

A mund të na tregoni një sekret nga fëmijëria juaj?
Dilja të mbushja ujë ( d.m.th., në verë e kishim ujin me orar dhe duke qenë se ne e kishim shtëpinë në kat të katërt dhe atëherë nuk kishte “pompë uji” dhe as fuqi të ngjitej lart) i lija kovat në radhë dhe përfundoja në lojë. Rrofshin motrat e mëdha që më mbulonin, e kur ke motra je gjithmonë me fat.

Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Brumërat.. i preferoj shumë.

A keni fjetur ndonjë herë në makinë?
Jooo, nuk  më merr gjumi në makinë, me nerva s’fle dot.

Sa shofere e mirë jeni?
Domethënë, duhet t’i vendos notë vetes, Po jam e mirë, ti e di sa kujdesem, {Qesh }por më shumë jam e përqendruar dhe nuk e përdor asnjëherë telefonin në timon.

Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetë?
Njeriu ka plot momente të vështira në jetë, sidomos po të jesh femër dhe ke lindur në një vend ku s’ke shumë të drejta…, por një ndër momentet më të vështira ka qenë kur im bir kishte ikur tek shtëpia e një shoku pa më lajmëruar. Besomë nuk lashë cep pa e kërkuar, sa thashë se do e prisja tërë kohë jashtë në oborr dhe lutesha, ndërkohë që rrahjet e zemrës dhe tensioni më kishin ‘fluturuar’, sa më është dashur një natë e tërë për të normalizuar gjendjen. Dhe, nëse do të gjesh një fëmijë dërgo një fëmijë! Kështu edhe e gjeta.

Momenti më i lumtur?
Kur kam parë fytyrën e Lideos për herë të parë, kur jam bërë nënë.

 Ke tatuazhe në trup?
Jo nuk kam asnjë, por ngordh për tatuazhet, janë art më vete.

 Cili është vendi më i rehatshëm për të gjetur qetësi?
Vendi më i rehatshëm për mua do jetë gjithmonë Shtëpia, kur nuk i mungojnë pjesëtarët e saj (e dua plot dhe të zhurmshme, plot gjallëri)

Keni marrë ndonjëherë 4 në shkollë?
Kam marrë katër në të folur dhe 10- me shkrim, pse di të këndoj s’do të thotë se kam qenë e mirë në të shprehur.

Cili është specialiteti që pëlqeni dhe gatuani më mirë?

Byreku, nëse i holloj petët vetë dhe Patëllxhanët të mbushur me recetë nga idetë e mia.

Çfarë ju argëton më shumë?
Lojërat që përmbajnë adrenalinë (sidomos ato të rrezikshmet, hedhje me parashutë, lartësitë).

 Pas kujt jeni e dhënë më shumë?
Pas Familjes, asgjë s’ka më rëndësi se ata, në jetën time.

 Çfarë ju pëlqen më shumë?
Në ç’kuptim? Më pëlqen çdo gjë e bërë me dashuri dhe mirësi. Por korrektesa është një ndër gjërat që e dua dhe të mundëson të bësh pjesë në rrethin tim.

Cila është veshja juaj e preferuar?
Nuk e them dot, mundohem të vesh atë çka më rri mirë dhe më përshtatet. por edhe të eksperimentoj e të dal nga vetja. Nuk kam asgjë të veçantë, i kam të gjitha të preferuara.

Çmenduria më e madhe që keni bërë?
Ka plot, por nuk do ndalem, shaka. Për mua janë gjëra që duhet t’i bësh, nëse e ke zemrën e fortë, jo çmenduri, por është një kur unë zgjedh lojërat i vë syrin gjithmonë asaj që ka më shumë klithma dhe kështu mora në qafë një miken time, e cila kur mbaroi loja, më tha: “Ik vdis, vetëm jo me mua!” (Qesh). Se të bësh për vete është kënaqësi, por të kërkosh dikujt tjetër të të ndjekë kjo është çmenduri.

Intervistoi: Era Çela