Java e filmit kinez në Tiranë, Jiang: Të konsolidojmë më tej miqësinë dypalëshe

568
Ambasada kineze në Shqipëri në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar Historik organizuan Javën e Filmit Kinez. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm mbi 200 personalitete si ambasadorja e Kinës në Shqipërisë, Jiang Yu, drejtori i Muzeut Melsi Labi dhe personalitete të qarqeve të ndryshme shqiptare, emigrantë kinezë, mësues e nxënës të Institutit të Konfucit pranë Universitetit të Tiranës, qytetarë të kryeqytetit, gazetarë etj.
Fjalën hapëse e mbajti drejtori Melsi Labi, i cili u shpreh se “jam i gëzuar që sot, si drejtues i Muzeut Historik Kombëtar jamunë ai që mund ta vazhdoj bashkëpunimin dhe miqësinë që ka ekzistuar mes shqiptarëve dhe kinezëve, të cilat kanë nisur në më pak se gjysmë shekulli më parë, në vitet 1960 dhe në fillim të viteve 1970. Shkëmbimet kulturore do të vazhdojnë mes dy institucioneve tona, pikërisht për të prezantuar Shqipërinë në syrin e popullit kinez dhe anasjelltas. Jemi dy vende me histori të gjatë dhe dinamike dhe kjo histori nuk duhet të mbetet në hije”.
Ai shtoi se arti i filmave kinezë zë vend të rëndësishëm në kinematografinë botërore dhe luan rol të rëndësishëm për zhvillimin e përparimin e filmit ndërsa shtoi se “do të organizojnë së bashku një sërë aktivitetesh të shkëmbimeve kulturore për të nxitur njohjen e kulturave të dy vendeve dhe për të nxitur miqësinë e popujve të dy vendeve si dhe për të konsoliduar dhe zhvilluar marrëdhëniet e partneritetit midis Kinës e Shqipërisë”.
Ambasadorja Jiang tha në fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes se filmi si një formë arti me forcë të madhe shprehëse, është një bartës i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor dhe një urë e rëndësishme e komunikimit shpirtëror mes popujve. Megjithëse Kina dhe Shqipëria janë dy vende shumë larg njëri-tjetri, në të kaluarën populli kinez njohu këtë vend të bukur dhe të largët përmes filmave shqiptarë. Deri më sot shumë kinezë ruajnë ende kujtimet mbresëlënëse për filmat e vjetër shqiptarë si “Ngadhnjim mbi vdekje” “Njësiti Guerril” etj.
Jiang shtoi se sivjet është 120-vjetori i lindjes së filmit botëror dhe 110-vjetori i lindjes së filmit kinez. Gjatë Javës së Filmit, do të transmentohen 5 filma të shkëlqyer kinez; si “Zodiaku kinez”, “Konfuci”, “Partnerët kinezë”, “Mulan”, “Mbreti majmun” që mbulojnë tema historike si artet marciale, të rritjes, dhe të magjisë.
Këto filma kanë stile të ndryshme dhe besoj se do t’i dhurojnë audiencës shqiptare ndjenja të ndryshme audio-vizive.
Përmes tyre, publiku shqiptar mund të njihet me doket e zakonet, historinë dhe ndryshimet shoqërore nga kënde të ndryshme.
Në ditën e ceremonisë së hapjes, u trasmentua filmi “Zodiaku kinez”. Megjithëse ditët e fundit Europa është pushtuar nga një valë e madhe të nxehti, kjo gjë nuk i ka penguar qytetarët të shohin filmat kinezë. Këtë ditë kishte shumë shikues, dhe prandaj qytetarët që erdhën më vonë e panë filmin në këmbë. Pas shikimit, banorët qëndruan pak çaste më shumë për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me filmin dhe për të shprehur kënaqësi për kulturën kineze, përfshi artet marciale.
Sigal