Ja pse duhet të hidhni sodë buke në dyshek çdo mëngjes

368
Na vjen keq që po ju zhgënjejmë, por ju duhet ta dini se dysheku ku ju po flini çdo natë është vendi perfekt për të krijuar mjedisin e përshtatshëm për grumbullimin e papastërtive dhe bakterieve.
Ndërrimi i çarçafëve nuk është një pastrim rrënjësor për ju dhe djersa, lëngjet e ndryshme të trupit kalojnë nga çarçafët në dyshekun tuaj. Por sot po iu tregojmë një mënyrë fantastike për të vrarë bakteriet dhe për të pastruar dyshekun tuaj njëherë e mirë. Besojeni apo jo e vetmja gjë që ju duhet është soda e bukës e cila është ekstremisht e fuqishme për të shkatërruar bakteriet.
Pastrojeni fillimisht dyshekun me një fshesë me korent dhe më pas hidhni sipër sodë bukë. Kjo mënyrë pastrimi do e dezinfektojë dhe fshesa me korent do të eleminojë pluhurin e mbledhur. Ju do të shihni sesi soda e bukës nga e bardhë do të kthehet në gri, pasi do të mbledhë të gjithë bakteriet e rrezikshme. Më pas shtoni disa pika vaj esencial në ujë dhe me ndihmën e një sprajti spërkatni dyshekun, aroma do të jetë e shkëlqyer!